Statusi i Kosovës, debate mes të majtëve shqiptarë dhe atyre serb

Gjinushi dhe Dade kanë replikuar në mbledhjen e Këshillit të Internacionales Socialiste me përfaqsuesit serb

Internacionalia Socialiste mbështet përpjekjet e bashkësisë nderkombëtare për përcaktimin e statusit përfundimtar të Kosovës. Me anë të një rezolute Këshilli i Internacionales Socialiste, nder të tjera ka vlerësuar si pozitive propozimet e bera nga i derguar i special i OKB-së, Marti Ahtisari, pavarësisht kundërshtive që kanë shprehur përfaqsuesit serb në këtë këshill.

Në këtë mënyrë çështja e Kosovës ka qënë në qëndër të punimeve mbledhjes së radhës së këtij këshilli, i cili zhvilloj punimet në datat 29 dhe 30 qershor në Gjenevë. Në këtë takim, të rëndesishëm të të majteve nga e gjithe bota, merrnin pjesë dhe dy delegacione nga Shqipëria, përkatësisht ai i Partisë Socialiste i drejtuar nga deputetja Arta Dade dhe delegacioni i PSD-së, i drejtuar nga kryetari i saj Skender Gjinushi.

Tema kryesore e këtij takimi fokusohej në veprimin politik të të majtëve në të gjithë botën, për paqen dhe stabilitetin në një botë ku konfliktet i tejkalojnë kufijtë e shteteve. Natyrisht një vend të veçantë në debat, zuri dhe çështja e Kosovës dhe e përcaktimit të Statusit final të saj. Në fjalën e tij Kryetari i PSD, Skënder Gjinushi kritikoi pozicionimin e njëjtë të të majtëve serbë me atë të radikalëve.

Ai theksoi se pavarësia e Kosovës do të qetësonte përfundimisht nacionalizmin serb dhe do të krijonte një situatë stabiliteti në të gjithë rajonin e Ballkanit. Duke mbështetur Planin e Ahtissarit, kryetari i PSD tha se "ky plan është më shumë një zgjidhje kompromisi. Kompromisi i vetëm është që Kosova të mbesë e pavarur dhe të mos bashkohet as me Shqiperinë, dhe as me Serbinë".

Nderkohë që edhe Sekretarja e Marrëdhenieve me Jashtë në PS, Arta Dade theksoi gjithashtu rëndësinë e veprimeve të shpejta në përcaktimin e statusit dhe këmbënguli në faktin që shtyrjet nuk do të mund të ndryshonin planin Ahtissari, që mbetet projekti i vetëm që mund t'i japë zgjidhje çeshtjes së statusit.

Por deklaratat e të majtëve shqiptarë kanë sjellë në sallë reagimin e përfaqsuesve të partive të majta serbe, të cilët edhe një herë janë shprehur kundra planit të propozuar nga Ahtisari. Megjithatë Këshilli i Internacionales Socialiste miratoi në fund të punimeve një rezolutë, ku një pjesë e rëndësishme ishte për Kosovën.

Kjo pjesë ngjalli debate dhe përplasje të qëndrimeve të delegacioneve të PSD dhe PS dhe delegacioneve të partive serbe. Në përfundim rezoluta që u miratua shpreh mbështetjen e Internacionales Socialiste për veprimin e bashkësisë ndërkombëtare dhe planin e Ahtissarit.

Shekulli

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors