KUÇOVË- Policia e Kuçovës ka arrestuar një person të dyshuar për vjedhje teksa kishte me vete një armë pa leje. Sokol Isuf Dollani, 34 vjeç, nga fshati Perhondi, është prangosur në banesën e tij pasditen si i dyshuar për një vjedhje të ndodhur disa ditë më parë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një pushkë model-56 dhe shtatë rrënjë bimësh narkotike të llojit cannabis sativa.
Burimet e policisë pohuan se Sokol Dollani, u transferua në dhomat e paraburgimit të komisariatit të Beratit, në orët e para të ditës së djeshme dhe se materialet në ngarkim të tij iu kaluan organit të prokurorisë.
Tashmë Dollani akuzohet për vjedhje të pasurisë së tjetrit, kultivim të bimëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.
0 Comments:
Post a Comment