DURRËS- Bllokohen në portin e Durrësit gjashtë shtetas kosovarë, të cilët tentonin të shkonin ilegalisht në Itali duke përdorur dokumente të falsifikuara. Në orët e para të ditës së djeshme, policia portale ka qenë duke kryer kontrollin e zakonshëm të pasagjerëve që hipnin në tragetin e linjës për në Itali.
ficerët kanë dyshuar kur kanë parë gjashtë shtetas nga Kosova, të cilët ishin të pajisur me karta identiteti austriake dhe zvicerane. Ndërkohë ata kanë paraqitur edhe gjashtë pasaporta të UNMIK-ut. Të gjitha dokumentet e paraqitura prej tyre janë verifikuar dhe ka rezultuar se kartat e identitetit austriake dhe zvicerane ishte të falsifikuara.
Menjëherë shtetasit kosovarë janë izoluar dhe marrë në pyetje. Nga verifikimet ka rezultuar se ata janë Zeqir Krasniqi, 25 vjeç, Fitim Sefedini, 33 vjeç, Flamur Shala, 17 vjeç, Brahim Ibrahimi, 35 vjeç, Xhemal Abazi, 38 vjeç dhe Paulin Ndreca, 32 vjeç. Ata kanë rrëfyer në polici se do të kalonin në Itali por destinacioni i tyre final ishte Zvicra. Burimet zyrtare të policisë së portit të Durrësit pohuan se të ndaluarit kanë treguar edhe organizatorin e trafikut.
Ai është 35- vjeçari Brahim Ibrahimi, i cili i kishte marrë secilit prej pesë kosovarëve të tjerë shumën e një mijë eurove kundrejt premtimit se do t'i kalonte në Zvicër. Ky person është arrestuar nga policia e Durrësit me akuzën e dhënies së ndihmës në kalimin e paligjshëm të kufirit. Ndërkohë, pesë shtetasit e tjerë kosovarë do të kthehen sërish për në vendin e tyre.
Shekulli
0 Comments:
Post a Comment