Shkodër, brenda një jave, 34 zjarre

SHKODËR- Brenda një jave janë shënuar 34 raste zjarresh në qarkun e Shkodrës, ndërsa që nga 1 korriku janë 68 të tillë. Kjo situate e pazakontë ka vënë në gatishmëri jo vetëm forcat e policisë për mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimi, por dhe atë të policisë pyjore eushtrisë, ndërsa në prefekturë shtabi i emergjencës ndjek çdo situate në vazhdimësi.

Sipas kreut të PMNZSH-së Shkodër, Ilir Kopliku, në 17 ditët e para të këtij muaji të nxehtë janë 44 raste zjarresh në rrethin e Shkodrës, 18 në Malësi të Madhe dhe 6 në rrethin e Pukës.

Sipas tij shkaqet e zjarreve lidhen para së gjithash me pakujdesinë. "Në shumë raste janë vetë fermerët ata që ishkaktojnë zjarret duke djegur mbeturinat e të korrurave për të liruar tokën. Zjarri, i ndihmuar dhe nga era, u del jashtë kontrollit dhe u afrohet banesave apo sipërfaqeve me pyje e kullota",- thotë ai. Problem për zjarrfikësit e Shkodrës mbetet mos lajmërimi në kohën e duhur për rënien e zjarrit, ku njerëzit lajmërojnë më parë policinë e më pas zjarrfikëset." Ne kemi numrat tanë në dispozicion, ku 128 është pa pagesë për të gjitha llojet e telefonisë, por lajmërohemi me vonesë. Shqetësim mbetet dhe bllokimi i shpeshtë i këtyre numrave nga persona të papërgjegjshëm"- sqaron ai. (shekulli)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors