Një bandë me 6 shqiptarë dhe një punonjës të policisë amerikane në Nju Jork, janë arrestuar nga FBI të akuzuar për bashkëpunim në grabitjen e rreth 1 milion dollarëve. E përditshmja Nju Jork Post bën të ditur se shqiptarët dhe polici që u shërbente si mburojë dhe herë- herë si shofer, ishin arrestuar disa ditë më parë.
Ndërsa shpjegon se aktiviteti i tyre kryesorë ishte goditja e laboratorëve të drogës, të cilëve u merrnin narkotikun që e shisnin apo paratë që mund t'iu gjenin. Emrat e shqiptarëve nuk janë bërë publikë, ndërsa mësohet se punonjësi i policisë quhet Darren Moonan, është 27 vjeç dhe më parë ishte dekoruar për pjesëmarrjen në operacionin për shpëtimin e viktimave të 11 shtatorit.
***
Hetimi kishte filluar rreth tetë muaj më parë dhe nga të dhëna e shtypit lokal mësohet se polici ishte njeriu që "siguronte" pjesëtarët e bandës, në pjesën më të madhe duke i transportuar ata së bashku me mallin e grabitur, për të cilën ai merrte pjesën e tij.Sipas saj që thuhej nëfletë akuzën e publikuar dje, polici kishte ndihmuar bandën e shqiptarëve që të grabisnin rreth 810 mijë dollarë dhe 100 kilogramë drogë. Nga të dhënat e publikuara në të përditshmet lokale, rezulton se punonjësi i policisë dyshohej të ishte përfshirë në të paktën tre nga këto grabitje. Nju Jork Post bën të ditur se pas arrestimit ai ka pranuar të flasë për agjentin e FBI, të specializuar kundër bandave shqiptare.
***
Gazeta citon raportin e agjentit që ka kryer hetimet dhe thotë se sulmet në shtëpitë e drogës ishin kryer në Pensilvania dhe Nju Jork. Polici ka rrëfyer se kishte shërbyer si shofer, kur banda kishte goditur një vilë në periferi. Ata kishin thyer derën dhe kishin marrë prej shtëpisë 390 mijë dollarë, që ishin fituar nga shkëmbimi i drogës. Ai ka dëshmuar edhe për një rast të dytë, kur ka ndërhyrë për të ndihmuar grupin e shqiptarëve që të rrëmbente 100 kilogramë mariuanë nga një laborator droge dhe u ka shërbyer atyre si shofer duke i dërguar dhe duke i marrë nga vendi i caktuar. Në raportin akuzues thuhet se ai ka pranuar grabitjen e një shofer kamioni në Pensilvania, ku grupi ka marrë 420,000 dollarë, të cilat shoferi i kishte fituar nga futja e drogës nga Kanadaja.
***
Nuk dihet ende se si funksiononte grupi i trafikantëve shqiptarë, pasi media ka raportuar vetëm veprimet e agjentit të policisë. Sipas tyre, ky i fundit ka pasur vetëm detyrën e mburojës. "Ai kryesisht u siguronte atyre mbrojtje. Në rast se ndaloheshin nga ndonjë patrullë policie ai do t'i thoshte patrullës që ishte vetë punonjës policie dhe në këtë mënyrë grupi mund t'i shpëtonte kontrollit",- shkruan në raportin e cituar nga Nju Jork Post agjenti i FBI-së. Sipas gazetës, të gjithë pjesëtarët e grupit ishin arrestuar dhe pritej procedimi i tyre, ndërsa emrat e shqiptarëve të përfshirë në këtë linjë nuk bëhen të ditur.
0 Comments:
Post a Comment