Rriten pagat e buxhetorëve, ja tabelat

Që nga 1 korriku i vitit në vazhdim, qindra punonjës buxhetorë do të përfitojnë shtesa të ndryshme në pagat mujore, në bazë të vendimeve përkatëse të dy ditëve më parë të Këshillit të Ministrave. Shtesa në paga, siç argumentohet në vendimet e miratuara, janë të ndryshme në përputhje me funksionet, specifikat e vendeve të punës dhe aftësitë e përfituesve.

Ndër punonjësit e administratës që përfitojnë nga vendimet e fundit të Këshillit të Ministrave, janë: Nëpunësit shtetërorë, që kanë grada apo tituj shkencorë; pozicionet "Zëvendëstitullar i institucionit", "Drejtor drejtorie", "Përgjegjës sektori" dhe "Specialist", në drejtoritë dhe sektorët teknikë të Agjencisë së Prokurimit Publik; punonjësit e doganave; ushtarakët e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë; punonjësit e Shërbimit Pyjor; punonjësit civilë të Shërbimit Informativ Ushtarak; punonjësit e Policisë së Shtetit, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, Inspektimit të Përgjithshëm dhe Shifrës në Ministrinë e Brendshme; punonjësit e sistemit Tatimor, etj. Përfitimet financiare për të gjitha kategoritë përfituese, nisin nga 1 korriku i vitit 2007.

Nëpunësit me grada e tituj shkencorë

Nëpunësit e administratës shtetërore të të gjitha niveleve, që kanë grada e tituj shkencorë që lidhen me detyrën e tyre, janë ndër përfituesit e parë të shtesave në pagë. Në bazë të Vendimit të miratuar në Këshillin e Ministrave, shtesa në pagë nga kjo kategori përfitohet kur kualifikimi, grada apo titulli shkencor, me përshkrimin e punës së nëpunësit, ka dhe miratimin rast pas rasti, nga Departamenti i Administratës Publike. "Kur nëpunësi ka kualifikim, gradë apo titull më të lartë, se ai i përcaktuar për pozicionin e tij sipas lidhjes nr.3, që i bashkëlidhet vendimit, ai do të përfitojë vetëm shtesën e përcaktuar për pozicionin. Kur nëpunësi ka kualifikim, gradë, apo titull më të ulët se ai i përcaktuar për pozicionin e tij, sipas lidhjes nr.3, që i bashkëlidhet vendimit, ai do të përfitojë shtesën në përputhje me kualifikimin, gradën apo titullin që ka. Në çdo rast si më sipër, pavarësisht nga kualifikimi, grada, apo titulli, që ka nëpunësi, ai përfiton shtesën vetëm për gradën apo titullin shkencor më të lartë që ka",- përcaktohet ndër të tjera në vendimin përkatës.

Funksionet që përfitojnë shtesën 10000 lekë në muaj

Për disa funksione të ndryshme drejtuese në administratën shtetërore, cilësuara konkretisht në Vendimin e Këshillit të Ministrave, shtesa në pagën mujore nuk bëhet me përqindje, por me vlerë të caktuar në të holla, përkatësisht në shumën 10000 lekë. "Për pozicionet "Zëvendëstitullar i institucionit", "Drejtor drejtorie", "Përgjegjës sektori" dhe "Specialist", në drejtoritë dhe sektorët teknikë të Agjencisë së Prokurimit Publik, të zbatohet shtesë për kushte pune, në masën 10 000 (dhjetë mijë) lekë në muaj",- thuhet në vendimin e qeverisë.Më tej, në vendim argumentohet se,"Specialistët", "Përgjegjësit e sektorit" apo "Drejtorët" në institucionet e përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi, që punojnë në pozicione që lidhen me procesin e informatizimit të veprimtarisë së administratës publike dhe kërkojnë, në mënyrë të detyrueshme, arsimin e lartë, në degët "Inxhinieri elektronike" apo "Informatikë", përfitojnë një shtesë për "kushte pune", prej 10 000 lekësh mbi pagën mujore të kategorisë përkatëse. Zbatimi i kësaj shtese për këto pozicione bëhet pas miratimit të Departamentit të Administratës Publike dhe Ministrisë së Financave, sipas përshkrimit të pozicioneve të punës.
Shtesa dhe për doganierët

Ndryshimet në ligjin ekzistues, përkatësisht të Vendimit Nr.358, datë 28.07.1999 të Këshillit të Ministrave "Për miratimin e strukturës së pagës së punonjësve të Doganave, të ndryshuar", janë kategoria tjetër përfituese e shtesës në pagën mujore, sipas vendimit të miratuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të dy ditëve më parë. "Efektet financiare, për vitin 2007, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga fondet e parashikuara në Ligjin Nr.9645, datë 27.11.2006, "Për buxhetin e shtetit, të vitit 2007", për rritjen dhe hreformën në sistemin e pagave",- përcakton vendimi i qeverisë për doganierët. Po sipas vendimit, fatura financiare e shtesave mujore në pagat e doganierëve për vitin 2007 në vazhdim, do të përballohen nga buxheti i shtetit, përkatësisht në fondin e paracaktuar "Për rritjen dhe hreformën në sistemin e pagave". Shtesat në pagë për doganierët, në relacionin përkatës argumentohen me vështirësitë e vendit të punës, nevojën për luftën në rritje kundër korrupsionit, me qëllimin e frenimit të kontrabandës e shtimin e të ardhurave në arkën e shtetit.

Shtesa 7% për ushtarakët e Forcave të Armatosura

Ushtarakët e Forcave të Armatosura do të përfitojnë shtesa mbi masën 7% të pagës bazë, në bazë të vendimit të fundit të Këshillit të Ministrave. Përfitues të këtyre shtesave janë nga kapterrët, hallka më e ulët në hierarkinë ushtarake, deri tek gjeneralët. Motivimi i shtesave për ushtarakët e FA, sipas argumentimit të vendimit, është bërë "Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 3, të nenit 20, të Ligjit Nr.9210, datë 23.03.2004, "Për statusin e ushtarakut të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë", të nenit 5/1, të Ligjit Nr.8487, datë 13.05.1999, "Për kompetencat për caktimin e pagave të punës", të ndryshuar, dhe të Ligjit Nr.9645, datë 27.11.2006, "Për buxhetin e shtetit, të vitit 2007" , me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave!". Ashtu si dhe kategoritë e tjera fituese, edhe për ushtarakët, e drejta e shtesave në pagën mujore nis që nga 1 korriku 2007.
Shtesë nga 1-40% për Policinë Pyjore
Specifike është shtesa në pagën mujore për Policinë Pyjore. Shtesa në pagë, sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave do të jetë 1% për çdo vit pune, por deri në kufirin e 25%. Për kohën mbi 25 vjet në shërbimin e Policisë Pyjore, nuk përfitohet më shtesë. "Punonjësve të shërbimit pyjor, që marrin pagat sipas lidhjes nr.1, të këtij vendimi, për çdo vit pune, u jepet shtesë mbi pagën bazë mujore, në masën 1 (një) për qind, për çdo vit pune, por jo më shumë se 25 vjet. Për llogaritjen e kësaj shtese të njihet vjetërsia e përgjithshme në punë",- përcaktohet në vendimin e qeverisë. Ndërsa për funksionet drejtuese në shërbimin pyjor, shtesat në pagë, sipas ligjit të mësipërm, janë ndryshe. "Punonjësve të shërbimit pyjor, që marrin pagat sipas lidhjes nr.1, të këtij vendimi, për funksion drejtues, u jepet shtesë, mbi pagën bazë mujore, në masën 5-40 për qind mbi pagën bazë për klasë, sipas grupimit të mëposhtëm. Përkatësisht, grupi i parë deri në 5; grupi i dytë, 5 deri në 10; grupi i tretë, 10 deri në 15; grupi i katërt, 15 deri në 20; grupi i pestë, 20 deri në 30; grupi i gjashtë, 30 deri në 40",- thuhet në ligj.
10050 lekë shtesë për punonjësit e SHIU
Punonjësit e SHIU (Shërbimit Informativ të Ushtrisë), që nga 1 korriku i këtij viti, do të përfitojnë një shtesë mujore në pagë në shumën e 10050 lekëve. Por sipas vendimit, jo të gjithë punonjësit e kësaj kategorie e përfitojnë këtë shumë. "Paga e grupit, diplomë për arsimin e lartë..., është 10 050 (dhjetë mijë e pesëdhjetë) lekë në muaj. Shtesa për vjetërsi në punë...jepet në masën 2 për qind, pas çdo viti pune, deri në 25 vjet dhe llogaritet mbi pagën e grupit. Shtesa për kualifikim (kolona 3), e lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi, është 0 lekë",- përcaktohet në vendimin e qeverisë për këtë kategori.
Shtesa dhe për Gardën e Republikës

Sipas vendimit për shtesat në pagën mujore të Gardës së Republikës, miratuar në të njëjtën mbledhje të Këshillit të Ministrave, përfitimi është sipas gradave, për oficerët e nënoficerët.
"Në mbështetje të pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës, të pikës 5, të nenit 34, të Ligjit Nr.8869, datë 21.3.2002, "Për Gardën e Republikës së Shqipërisë", të ndryshuar, të neneve 11 e 26, pika 1, të Ligjit Nr.9366, datë 31.3.2005, "Për gradat dhe karrierën në Gardën e Republikës së Shqipërisë", të nenit 5/1, të Ligjit Nr.8487, datë 13.05.1999, "Për kompetencat për caktimin e pagave të punës", të ndryshuar, dhe të Ligjit Nr.9645, datë 27.11.2006, "Për buxhetin e shtetit, të vitit 2007", me propozimin e ministrit te Brendshëm dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave",- përcaktohet në vendim.

Shtesat në pagën mujore për gardistët, janë në nivelet e pagave të policisë dhe ushtrisë.

Përfitimet e Policisë së Shtetit e SHKB

Në mbledhjen e fundit, qeveria rriti dhe pagat e Policisë së Shteti, si dhe të SHKB (Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm), strukturë në të njëjtin institucion."Struktura dhe nivelet e pagave për punonjësit e Policisë së Shtetit, SHKB-së, Inspektimit të Përgjithshëm dhe Shifrës, në Ministrinë e Brendshme", që përmendet në pikën 1, të Vendimit Nr.558, datë 16.08.2006, të Këshillit të Ministrave, zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe titull, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. Efektet financiare për vitin 2007, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga fondet e parashikuara në Ligjin Nr.9645, datë 27.11.2006, "Për buxhetin e shtetit, të vitit 2007", për rritjen dhe hreformën në sistemin e pagave",- cilësohet në vendim.

Shtesa për tatimorët

Edhe punonjësit tatimorë të vendit, që nga 1 korriku i këtij viti do të përfitojnë shtesa të ndryshme, mbi bazën e Vendimit që mori Këshilli i Ministrave dy ditë më parë. Sipas argumentimit, rritja e pagave për punonjësit e këtij sistemi është bërë mbi bazën e rritjes së pagës, për të gjithë punonjësit e tjerë të administratës shtetërore, në përputhje me funksionet në piramidën e këtij institucioni, si dhe vështirësitë e vendit të punës. "Struktura dhe nivelet e pagave për punonjësit e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve", që përmendet në pikën 1, zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe titull, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij... Struktura dhe nivelet e pagave për punonjësit e degëve të tatimeve", që përmendet në pikën 2, zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe titull, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe pjesë përbërëse e tij",- përcakton vendimi i qeverisë, për këtë kategori përfituesish.

1- Garda

PAGAT NGA RRITJA 7% E TYRE

Rreshter 29237 Nëntoger 43 920

Kapter i katërt 29 993 Toger 46 330

Kapter i tretë 30 644 Kapiten 52 259

Kapter i dytë 31 233 Major 64 136

Kapter i parë 31 832 Nënkolonel 79 576

Kapter mjeshtër 32 410 Kolonel 91 452

Kapter shtabi 33 020

Kapter 33 480

Kryekapter 34 407


2- Policia e Burgjeve

PAGAT SIPAS GRADAVE

Agjent 29 000 Nëninspektor43 300

Agjent i I-rë 30100 Inspektor45 600

Asistent 30 180 Kryeinspektor51 480

Asistent i I-rë 31 300 Nënkomisar63 180

Asistent i I-rë 32 500 Komisar73 390

Krye-asistent 33 600 Kryekomisar90 090

Policia

Pagat e reja me shtesat për pozicion e funksion +

GRADA


Shtesa e pagës në Korrik


Paga e re nga 1 korriku


Shtesat e pagës për pozicion e funksion

Funksion

Policie


Funksion

Operues


Funksion

Special


Funksion i

Posaçëm

Drejtues i I-rë

Drejtues


12 789


99 789


20 000


10 000

Kryekomisar


11 319


88 319


15 000


6 000


31 000

Komisar


9 849


76 849


8 000


6 000


31 000


33 500

Nënkomisar


7 938


61 938


4 000


6 000


31 000


27 000

Kryeinspektor


6 468


50 468


4 000


6 000


38 000


22 000

Inspektor


5 733


44 733


4 000


6 000


38 000


19 500

Nëninspektor


5 439


42. 439


4 000


6 000


38 000


18 500

Krye-asistent I


5 833


33 033


4 000


8 000


44 000

Asistent i I-rë


4 086


31 886


4 000


8 000


44 000

Asistent


3 939


30 739


4 000


8 000


42 000

Agjent i I-rë


3 792


29 592


4 000


7 000


35 000

Agjent


3 645


28 445


4 000


7 000


30 000

Ushtria

GRADA


PAGA

FORCAT E ARMATOS.

Gjeneral lejtnant


141400

Gjeneral major


132500


135100

Gjeneral brigade


102700


104700

Kolonel (Kap. Rang.I)


75650


82000 (26)

N/Kol. (Kap.Rang.II)


56200


63200 (26)

Major (Kap.Rang.III)


41700


46860 (22)

Kapiten (Kapit.lejtnan


35000


38300 (18)

Toger (Lejtnant)


33500


35000 (10)

N/Toger (Lejtnant)


30500


32500 (8)

K/ Kapter


39000


42000 (26)

Kapter


32000


37500 (22)

Rreshter


29000


33600 (20)

Tetar


26000


30000 (18)

Nëntetar


22600


26500 (8)

Pr.II


22500


26500 (6)

Pr. I


21000


22000 (2)
(Shekulli)

Kthehu Mbrapa

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors