Sherri banal në lokal, plagoset 25- vjeçari

DURRËS- Një 25- vjeçar me banim në Durrës është duke luftuar me vdekjen në spitalin kirurgjikal të qytetit pasi është plagosur me pistoletë nga një person tjetër. Gjithçka ka nisur pas një sherri banal të lindur në një lokal në Shkëmbin e Kavajës. Elvis Hoti, 25 vjeç, është konfliktuar me 49- vjeçarin Dervish Lalushi.

Sherri i tyre ka degjeneruar në nxjerrjen e armës nga ky i fundit dhe plagosjen e 25- vjeçarit. I plagosuri është transportuar me urgjencë në spital ku ndodhet në gjendje kritike për jetën. Ndërkohë autori i plagosjes është arrestuar vetëm pak minuta më pas nga ana e policisë së Kavajës.(shekulli)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors