Aksidenti i autoburgut, për faj të Audit

ELBASAN- Policia ka përcaktuar shkakun që ka sjellë aksidentin e një dite më parë duke përcaktuar si version ndërprerjen e befasishme të rrugës nga ana e mjetit tip Audi, furgonit të Drejtorisë së Burgjeve. Burime zyrtare bëjnë të ditur se mjeti tip Audi me targa "EL 8193B", në aksin rrugor Elbasan- Metalurgji, i ka prerë menjëherë rrugën autoburgut duke shkaktuar aksidentin.

Edhe pse mjeti i Drejtorisë së Burgjeve ka tentuar të frenojë, nuk është mundur të evitohet përplasja dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur tetë persona. Drejtuesi i mjetit tip Audi, Artan Lika, me banim në Krujë,ndodhet në gjendjetë rëndë në spitalin ushtarak të Tiranës. Ndërkohë në Elbasan kanë ndodhur dje edhe dy aksidente të tjera automobilistike. (shekulli)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors