Qëllon me arm në ajër, në kërkim autori

BERAT- Ka qëlluar me armë gjatë natës duke terrorizuar lagjen ku banonte dhe është shpallur në kërkim nga policia. Sipas burimeve zyrtare, mësohet se mesnatën e së dielës, banorët e lagjes "Donika Kastrioti" në Berat dëgjuan të shtëna armësh dhe njoftuan zyrën e policisë.

Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes, tha se ka identifikuar pesë persona që kanë bërë sherr mes tyre, për motive që ende nuk dihen, diku në brendësi të lagjes dhe se ka shoqëruar disa prej tyre në ambientet e saj.

Gjatë natës ajo ka mundur të gjejëpesë gëzhoja të një arme tip pistolete, dhe një fishek të pa plasur, të gjitha të kalibrit 7,72 mm, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Por ende nuk është kapur autorin dhe i zoti i armës. «Në vendngjarje kanë shkuar edhe ekspertët hetimorë të cilët kanë kryer procedurat e rastit dhe se po punojnë për identifikimin e autorit të armës dhe të krismave të dala prej saj »- thonë burimet policore.

Por, deri në orët e vona të ditës së djeshme, askush nuk ka pranuar të konfirmojë zyrtarisht, në se këto krisma arme kanë pasur lidhje me sherrin në fjalë dhe as shkaqet dhe motivet e mundshme të ngjarjes.

(Shekulli)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors