Albanian Times - Koha Shqiptare - Per nje sherr banal, plagos me armë moshatarin

CËRRIK- Plagoset me armë një 24- vjeçar, në kërkim autori i krimit.

Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të dielës në një nga rrugët e qytetit të Cërrikut kur pas një grindjeje për motive banale Johan (Mariglen) Xhelili, 24 vjeç, ka marrë automatikun dhe ka qëlluar në drejtim të bashkëmoshatarit të tij Neritan Duzha.

Ndërsa autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, 24- vjeçari i plagosur është transportuar për në spitalin kirurgjik të Elbasanit ku edhe ka marrë ndihmën mjekësore. Komisariati i Elbasanit ka shpallur në kërkim autorin e plagosjes Johan Xhelili, i cili ka mundur t'i shpëtojë prangave.

Mësohet se kërkimet janë shtrirë në të gjithë zonën e Cërrikut. Paraprakisht mësohet se shkak i plagosjes me armë ka qënë një sherr i lindur mes dy të rinjve për motive banale. Xhelili do të procedohet nga prokuroria për veprën penale tentativë vrasjeje.

Shekulli - Koha Shqiptare

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors