Predhë pranë terminalit të trageteve ne portin e durresit

Durrës- Në portin e Durrësit u zbulua dje një predhë që mendohet se i përket Luftës së Dytë Botërore. Predha, në gjendje të paplasur u gjet në basenin e portit të peshkimit, në një thellësi rreth 2 metër dhe vetëm 30 metër larg terminalit të trageteve.

Të parët që mundën të identifikonin predhën në atë thellësi ishin peshkatarët, të cilët kishin dalë për protestën e lajmëruar për rimbursimin e karburantit.

Sapo e panë, ata njoftuan urgjentisht policinë, e cila bëri rrethimin e zonës dhe njoftoi ekspertët e çminimit për të bërë evadimin dhe më pas shkatërrimin e predhës së paplasur. Fakti që predha ishte në një vend me shumë lëvizje, në një zonë të frekuentuar nga anijet e peshkimit dhe fare pranë terminalit të trageteve e ka bërë më kritike situatën dhe më delikate ndërhyrjen e ekspertëve.

Nga të dhënat e para, mendohet se predha i përket Luftës së Dytë Botërore, por nuk përjashtohet mundësia që të jetë një predhë që i përket ushtrisë shqiptare dhe që është hedhur në periudhën e trazirave të vitit 1997. Pas përfundimit të procedurave përkatëse, predha në masa të forta sigurie u dërgua në drejtim të repartit special të xhenios në Tiranë, ku do të bëhet dhe çaktivizimi dhe shkatërrimi i saj.

Nuk është hera e parë që në portin e Durrësit zbulohen predha të rrezikshme. Gjatë gërmimeve për thellësinë e portit dragat gërrmuese të kompanisë daneze "Rhode and Nielsen" nxorën nga thellësia predha të Luftës së Dytë Botërore, të cilët ishin dhe një nga shkaqet e ndërprerjes së punimeve për thellimin e portit.

Sipas specialistëve u tha se predhat ishin aty që nga koha e bombardimeve të gjermanëve, por dhe të aleatëve gjatë periudhës së luftës. Madje në këtë ndikoi edhe minimi që i bënë gjermanët bregdetit pas largimit nga territori ynë. Sipas të dhënave, 10 shtetas nga Durrësi kanë gjetur vdekjen nga predhat e trashëguara nga Lufta e Dytë Botërore.

Shekulli - Koha Shqiptare - Albanian Times

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors