LIBRAZHD- Zemra e dobët ka "lënë në baltë" një 45- vjeçar nga Tepelena teksa ishte duke kryer seks në makinën e tij. Ai është gjetur i vdekur e gjysmë i zhveshur në makinë nga kalimtarët rreth 100 metra larg rrugës nacionale Qukës- Përrenjas në afërsi të fshatit Pishkak. Menjëherë është njoftuar policia, e cila ka bërë edhe identifikimin e viktimës, 45- vjeçari me inicialet A. C (emrin e plotë të të cilit nuk e bëjmë publik për arsye etike).
Në trupin e tij nuk janë gjetur shenja dhune ndërsa femra që mendohet se kishte qenë në makinë me të ishte larguar nga frika. Policia nuk ka mundur ende të identifikojë këtë femër por dyshohet se ajo është banore e zonës. Burimet e policisë pohuan se dëshmia e saj do të jetë shumë e rëndësishme për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së 45- vjeçarit.
Banorët e fshatit Pishkash të Librazhdit kanë parë për një kohë të gjatë një makinë me targa të Tiranës, të parkuar rreth 100 metra larg rrugës nacionale. Nga kurioziteti, disa prej tyre i janë afruar makinës tip Mercedes Benz 2500 me targa të Tiranëspor janë tmerruar nga ajo që kanë parë. Një burrë rreth 45 vjeç ndodhej i shtrirë në makinë gjysmë i zhveshur.
Ata i kanë folur por ai nuk përgjigjej dhe kur janë afruar më shumë kanë kuptuar se kishte vdekur. Menjëherë banorët e zonës kanë njoftuar policinë lokale, e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes disa minuta më pas. Burimet zyrtare të policisë pohuan se në momentin kur kanë shkuar në vendin e ngjarjes kanë konstatuar se vdekja kishte ndodhur disa orë më parë. Nga kontrolli i ushtruar në makinë është bërë edhe identifikimi i viktimës. Në xhepat e tij është gjetur patenta e makinës në të cilën ishte shënuar emri me inicialet A.C, 45 vjeç.
Nga hetimet e para është dyshohet se 45- vjeçari ndodhej në makinë me një femër me të cilën mendohet se po bënte seks. Ekspertët e mjekësisë ligjore kanë bërë ekspertizën e parë nga e cila ka rezultuar se në trupin e viktimës nuk ka pasur shenja dhune për të mbështetur versionin e një vrasjeje. Sipas tyre, shkaku i vdekjes është atak në zemër. Dyshohet se 45- vjeçari ka pasur edhe më parë probleme me zemrën. Ndërkohë gruaja që mendohet se ka qenë në makinë me të është larguar nga vendi i ngjarjes. As banorët e zonës dhe as policia nuk e kanë parë atë kur kanë shkuar pranë makinës së 45- vjeçarit.
Burimet e policisë pohuan se dyshojnë se gruaja është trembur nga vdekja e parterit të saj dhe nga frika është larguar me shpejtësi nga makina. Hetuesit kanë marrë të gjitha gjurmët e gishtërinjve që ndodheshin në makinë dhe kanë nisur verifikimin për të parë nëse gruaja ishte e skeduar më parë apo jo. Ndërkohë, mjekët ligjorë kanë marrë kampione të gjakut të 45- vjeçarit për të verifikuar nëse ai kishte përdorur apo jo stimulantë që mund të kenë ndikuar në arrestin kardiak.
Shekulli - Albanian Times - Koha Shqiptare
0 Comments:
Post a Comment