Tre vjet pas triumfit legjendar të Greqisë në Portugali, ku u shpall kampion i Europës, fqinjët tanë kanë një tjetër mundësi për ta bërë atë me të rinjtë e U-19.
“Blubardhët” mundën 3-2 në gjysmëfinale Gjermaninë në Kampionatin Europian që po zhvillohet në Austri dhe një ndër më të mirët në fushë ishte Sotir Nini, shqiptari i natyralizuar si grek, i cili shënoi edhe golin e parë për Greqinë. Golat e tjerë për skuadrën greke u shënuan nga Mitroglu dhe Papastathopulos, i cili realizoi në minutën e 90-të.
Greqia në finale do të përballet me Spanjën që fitoi pas gjuajtjeve të penalltive me Francën (loja 0-0)
0 Comments:
Post a Comment