Pas shtatë fitoreve dhe një barazim në fazën përgatitore, trajneri i Energi Kotbus, Petrik Sander, e ka shumë të qartë formacion fillestar që do të hedhë në fushë në Kupën e Gjermanisë kundër Rot Vajs Esen, të programuar për më 4 gusht dhe një javë nfa fillimi i kampionatit, ku në javën e parë do të përballet me Bajer Leverkuzenin. 11-shi i Kotbusit qysh tani e ka një surprizë dhe kjo ka të bëjë me futbollistin shqiptar Ervin Skela.
“Shkoi shumë mirë në pjesën e parë”, tha Sander pas testit të fituar me Lids Junatid, ish-fituesen e Kupës UEFA, tani në kategorinë e tretë angleze.
“Është e vërtetë që ne treguam klas”. Skela i cili shënoi edhe golin e parë në atë takim për Energi do të luajë tashmë si mesfushor shkatërrues (rol që e kryen dhe Atlin Lala te Hanover), ndërkohë që kroati Riviç do të spostohet në të djathtë mesfushës, aty kumë parë luante Skela.(Albania-Sport)
0 Comments:
Post a Comment