Apollon i Bushit fiton 3-0 miqësoren

Apollon Kallamarja fitoi 3-0 miqësoren me Polikastro të zhvilluar në Kozanë, por sulmuesi shqiptar Alban Bushi u aktivizua vetëm në pjesën e dytë, kur zëvendësoi në minutën e 46-të Spuridakis.

Në këtë miqësore për Apollonin fillimisht luajtën lojtarë të rinj ndërsa në pjesën e dytë ku u kryen tetë zëvendësime, u futën lojtarët bazë të ekipit, një ndër ta edhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Alban Bushi. Për “kuqezinjtë” selanikas të trajnerit Makis Katsavakis shënuan Karaliopulos (8’), Drosos (20’) dhe Ouelington (80’).

Trajneri Katsavakis duke folur për sport24.gr tha: “Jam i kënaqur me lojën e të rinjve. Në pjesën e dytë hodha në fushë disa lojtarë bazë që kanë nevojë ende për kohë për t’u përshtaten me pjesën tjeter të ekipit”. (Albania-Sport)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors