Erjon Bogdani mund të veshë fanellën e Lacios. Dhe si këmbim Kievo do të marrë sulmuesin tjetër shqiptar Igli Tare. Duket se skuadra laciale është në kërkim të një sulmuesi me peshë dhe Bogu është një zgjedhje shumë e mirë për teknikun Delio Rosi.
Dhe për t’ia arritur qëllimit sipas sajtit sportal.it, Lacio do të përfshijë edhe ish-kapitenine kombëtares shqiptare në marëveshje
Dhe vetë tekniku Deloi Rosi e pëlqen shumë sulmuesin Erjon Bogdani. Tekniku italian ka nevojë për një sulmues që të ketë të kompletuar repartin ofensiv dhe ideja Bogdani është tepër e përshtatshme për ekipin “bardhekaltër”. Për më tepër që Lacjoja po kërkon një sulmues me tipare të kunderta me Rokin, Makinëen dhe Pandevin.
Bogdani është i fuqishëm fizikisht, i gjatë, i fortë në lojën në ajër. Megjithatë problem mbetet vlera e lartë e kartonit të sulmuesit të kombëtares shqiptare. Kievo kërkon 3.5 milion euro për të. Megjithatë presidenti i skuadrës “bardhekaltër” ka ofruar një zgjidhje.
Ajo është shkëmbimi me sulmuesin tjetër shqiptar Igli Tare, i cili është shumnë pranë largimit, plus një shumë parash. Megjithatë këmbimi me Bogdanin mund të realizohet, sepse në radhë të parë bjondi shqiptar akoma nuk ka arritur një akord me Sevilian. Sipas mediave, Igli Tare është një ndër objektivat kryesorë të skuadrës spanjolle dhe ai mund të vendosë që të nisë aventurën e tij të re, duke pasur parassyh hapësiat e pakta që ka në ekipin italian. Megjtihatë edhe Bogdani është në qendër të vëmendjes nga shumë skuadra të serisë A. Oferta më e fundit vjen nga ekipi i Torinos. Por edhe Kaljari, Udineze Siena Rexhina. (Albania-Sport)
0 Comments:
Post a Comment