Haxhi, çiklisti i parë profesionist në Itali

Ivano Fanini, padroni italian i skuadrës “Amore & Vita” ka zbuluar një të ri të talentuar shqiptar: Ervin Haxhin. Durrsaku, sipas mediave italiane (datasport.it) do të jetë shqiptari i parë në histori që do të garojë si çiklist profesionist.

Haxhi dhjetë vjet më parë (1997) mbërriti në Toskana të Italisë së bashku me familjen e tij, të atin Ilmiun (shofer), nënën Hajlinda dhe dy vëllezrit.

Në Itali Ervini filloi menjëherë të ushtrohet me çiklizëm ku bëri edhe disa gara qysh në moshën 10-vjeçare në kategorinë G4, duke u bërë përshtypje të mirë specialistëve. Në moshën 13-vjeçare fitoi garën e parë si debutues, një tjetër me paratërinjtë dhe gjithmonë ishte renditur midis të parëve. Shpërthimi i vërtetë erdhi me të rinjtë, kur vitin e kaluar fitoi 6 gara.

Këtë vit është midis çiklistëve të U-23 me bluzën e “Amore & Vita McDonald’s Ciaponi” ku dhe firmois një kontratë si stazhier deri në vitin 2008. Nëse do të japë prova do të debutojë si profesionist në vitin 2009. Ervin Haxhi ka marrë pjesë si Kampionatin Botëror për të Rinj në vitin 2006 duke qenë i vetmi që përfaqësoi Shqipërinë.

Në garën e Frankorshapms në Belgjikë zyri vendin e 80 midis 174 pjesëmarrësëve. Haxhi është çiklisti i tretë profesionist shqiptar së bashku me Paljon Zarkën dhe Ervin Likën.

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors