Jurgen Gjasula largohet nga St.Gallen në kërkim të një klubi ende të panjohur. Vendimi, sipas faqes zvicerane tagblatt.ch, është marrë nga drejtuesit e klubit pas dështimit në Kupën Intertoto.
Shqiptari me pasaportë gjermane ditët e fundit debatoi me tifozët pasi ata e shanë në korr duke i thënë se nuk i meritonte paratë. Gjasula gjatë një interviste të gjatëe të dhënë për sitin zviceran pohoi se nuk ishte ai dëshironte të largohej. “Unë personalisht jam i zhgënjyer që u eliminuam nga Dacia Kishinau. (skuadra moldave që eliminoi dhe Partizanin në vitin 2003).
Kuptohet që unë nuk kam qenë i kënaqur me paraqitjen time. Për këtë jam ndjerë shumë i lënduar, që fansat pas ndeshjes reaguan në atë mënyrë më mua. Por, siç edhe e kam thënë mënyra se si unë reagova nuk ishte korrekte. Nuk ishte aspak një reagim i mirë. Më vjen shumë keq”. Gjasula kishte një kontratë me St.Gallen deri në verën e vitit 2008. (Albania-Sport)
0 Comments:
Post a Comment