LIBRAZHD- Tre persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në një banesë në fshatin Dardhë të komunës Hotolisht të Librazhdit dhe nën kërcënimin e armëve i kanë marrë një familjeje kursimet prej 1500 eurosh. Kryefamiljari, Fatos Hila, i frikësuar nga kërcënimet e grabitësve ka ngurruar për disa ditë përpara se të shkojë në komisariat e të bëjë kallëzimin për grabitjen.
Burime nga komisariati i Librazhdit bëjnë të ditur se menjëherë pas denoncimit është arrestuar një i dyshuar për ngjarjen. Ai është 19- vjeçari Ylli Hoxha, banues po në këtë fshat dhe janë shpallur në kërkim dy bashkëpunëtorët e tjerë emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur për shkak të hetimeve. Hoxha kishte pasur dijeni se Hila kishte marrë një dërgesë parash nga i biri emigrant në Greqi dhe ka organizuar grabitjen e tyre. Ka qenë vetë 55- vjeçari i grabitur që ka njohur Hoxhën, të cilin e kishte bashkëfshatar.
0 Comments:
Post a Comment