Vlorë- Humbja e kontrollit në drejtimin e automjetit i ka kushtuar jetën pronarit të një firme tendash dielli në Vlorë dhe ka vënë në rrezik dy punëtorë të tjerë. Aksidenti ndodhi në orët e vona së të dielës, në afërsi të qafës së Llogarasë, kur Xhevahir Bleta dhe dy punëtorët, Florian Gjoka e Gëzim Rustemi, ktheheshin nga Himara pas një dite të gjatë pune.
Aksidenti
Ngjarja ndodhi rreth orës 23 e 45 minuta pa mbërritur në qafë, pranë repartit ushtarak P.S.V. Tre shtetas udhëtonin me një automjet benz me targa Vl 2771 A nga Himara në drejtim të Vlorës, qytet në të cilin banojnë. Brenda në automjet ishin shtetasit Xhevahir Bleta, 35 vjeç, Florian Gjoka, 18 vjeç dhe Gëzim Rustemi, 20 vjeç, të cilët kishin punuar gjithë ditën për montimin e tendave të diellit në zonën e Himarës dhe po ktheheshin drejt qytetit të Vlorës. Në kohën që ngjiteshin drejt qafës së Llogarasë, drejtuesit të mjetit
35-vjeçarit Bleta i ka humbur kontrolli dhe si pasojë mjeti ka përfunduar në humnerë në një thellësi prej 150 m. Siç kanë shpjeguar dëshmitarët në polici, mjeti ka bërë disa salto. Në rrotullim e sipër, një prej personave ka mundur të dalë, ndërsa dy të tjerët kanë mbetur në makinë deri sa mjeti ka qëndruar. Në ndihmë të personave kanë shkuar disa persona që ndodheshin afër vendit, si dhe efektivë të repartit ushtarak. Më pas kanë mbërritur edhe efektivë të policisë dhe të ndërhyrjes së shpejtë, të cilët kanë bërë mundur të nxjerrjen e trupave nga makinat, që ka qenë shumë e vështirë dhe për shkak të pozicionit ku ka mbetur mjeti. Dy prej tyre u dërguan me urgjencë në spitalin e Vlorës, ku kanë marrë ndihmë të specializuar, duke iu nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale. I vdekur në vend mbeti 35-vjeçari Xhevahir Bleta, për të cilin ndihma nuk ka dhënë asnjë shpresë. Sipas policisë së qarkullimit rrugor, shkaku i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit në drejtim të automjetit, për shkaqe që ende nuk dihen.
Rastet
Ndërkohë e diela ka shënuar numër të madh aksidentesh. Në spitalin e Vlorës janë regjistruar 8 të lënduar që janë shtruar për të marrë ndihmën e nevojshme, 1 i vdekur dhe katër aksidente. Një i tillë ka ndodhur në afërsi të urës së Mifolit, ku janë aksidentuar tre vetë, një prej grave në gjendje të rëndë. Aksidentet kanë pasuar edhe ditën e djeshme. Pranë vendit që njihet si kryqëzimi te Posta e Çoles, një 19-vjeçar ka aksidentuar një të moshuar. I riu ka dashur të shmangë përplasjen me një motoçikletë dhe pasi ka qëlluar një shtyllë, ka hipur në trotuar ku ka aksidentuar një të moshuar. Ky i fundit i është nënshtruar ndërhyrjes në spitalin rajonal. Policia ka shoqëruar Stefan Kolën, që drejtonte mjetin me targë VL 2002 C, që është dhe autori i aksidentit.(Shekulli)
Kthehu Mbrapa
0 Comments:
Post a Comment