KUÇOVË- Një vajzë 26- vjeçare ka shpëtuar fatmirësisht nga vdekja teksa ka rënë nga ballkoni i shtëpsië së gjyshes së saj. Dafina Ago, lindur nëlagjen "1 Maj" të qytetit të Kuçovës dhe banuese në Durrës, ka rënë nga ballkoni i katit të katërtë të një pallati dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Burimet zyrtare të policisë lokale sqaruan, se vajza 26- vjeçare është dërguar menjëherë në spitalin e Kuçovës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Më pas ajo është dërguar me urgjencë në spitalin e Beratit, ku ndodhet ende duke u mjekuar, por jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e gatshme të komisariatit të Kuçovës dhe grupi i ekspertëve, të cilët kanë kryer procedurat e rastit dhe kanë punuar për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Nga deklarimet e nënës së saj, dëshmitarja e vetme në momentin e rënies së vajzës nga ballkoni i katit të katërt,rezulton se 26- vjeçarja Dafina Ago, vuan që prej 15 vjetësh nga një sëmundje mendore. Sipas të ëmës, rënia e saj nga ballkoni ka ndodhur në një moment çekuilibri, teksa ajo ishte mbështetur mbi parvazin e ulët. Policia ka shmangur çdo dyshim tjetër për këtë ngjarje dhe e ka klasifikuar atë si rënie aksidentale. Ndërkohë, mjekë të spitalit të Beratit, thanë se vajza ka pasur dëmtime serioze në trup, me disa fraktura në gjymtyrë dhe në kokë e hemorragji të brendshme. Por, pas ndërhyrjes kirurgjikale dhe mjekimeve të tjera intensive, ajo duket se e kaloi rrezikun për jetën, ndonëse mund të mbetet me pasoja fizike, nga kjo rënie aksidentale.(shekulli)
Kthehu Mbrapa
0 Comments:
Post a Comment