Maqedoni, Temperatura 45 grade. Kerkohet ndihme nga vendet e rajonit

Një person ka humbur jetën në zjarrin e madh që ka përfshirë prej mbrëmë qytetin e Manastirit qe e con ne dy numrin e te vdekurve nga te nxehtit dhe zjarret

Maqedonia po perjeton temperatura teper te larta qe arrijne deri ne 45 grade celcius. Nderkaq, një person ka humbur jetën në zjarrin e madh që ka përfshirë prej mbrëmë qytetin e Manastirit. Ai u dogj teksa ishte duke fikur zjarrin në shtëpine e tij te pushimeve. Përfaqësuesit e qendrës mjeksore të Manastirit kanë njoftuar se zjarri me përmasa të mëdha paraqet kërcënim të madh për qytetin.

Për shuarjen e zjarrit, i cili nuk është vendosur ende nën kontroll, krahas zjarrfikësve, pjesëtarëve të armatës dhe policisë marrin pjesë edhe qytetarët e thjeshte. Dy aeroplanë Kanaderë tashmë janë vene ne levizje në fikjen e zjarrit, ndërsa kryeministri I Maqedonisë Nikolla Gruevski ka kërkuar sot ndihmë edhe nga Turqia, Kroacia, Sllovenia dhe Greqia.Për shkak të flakëve të mëdha rruga që lidh Manastirin me Resnjën është e mbyllur. Në Maqedoni sot po mbretërojnë temeratura tepër të larta ,që arrijnë në 45 gradë Celsius. RTK

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors