I gjithe Ballkani eshte pershire nga nje vale te nxehti te rralle. Temperaturat kane arritur deri ne 45 grade, ndersa zjarret vazhdojne te perfshijne pyje e kullota dhe ne shume vende, flaket po u afrohen qendrave te banuara.
SHQIPERI
Ne Shqiperi vetem dje emergjencat civile kane raportuar per 32 vatra te reja zjarri, ndersa eshte raportuar se nga zjarret ne vendin tone, deri dje ne dreke jane shkrumbuar mbi 150 ha pyje. Sot, zjaret e rene ne masivet pyjore te qarkut te Dibres kane djegur afro 30 ha pyje ndersa jane perfshire nga flaket 100 ha te tjere. Vetem dje me shume se 10 ha pyje jane shkrumbuar ne kodrat e Pajoves ne Elbasan. Shuarja e zjarreve behet gjithnje e me e veshtire per shkak te terreneve te thyera dhe pamundesise per te nderhyre.
KOSOVE
Ne Kosove flaket te shkaktuara nga temperaturat e larta qe kane perfshire gjithe rajonin kane shkaktuar djegien e 5 mije hektareve pyje. 12 zjarre jane aktive dhe te pakten 10 shtepi jane shkrumbuar nga flaket ne komunen e Besianes dhe Sharrit. Kosova po perballet ne ditet e sotme dhe nga mungesa e vazhdueshme e energjise elektrike dhe nga mungesa e ujit.
GREQI
Nderkohe, nga zjarret qe prej kohesh kane pershire Ballkanin, vendi me i prekur eshte Greqia. Rreth 1450 zjarre jane raportuar ne gjithe vendin, vetem gjate muajit korrik. Te pakten 7 persona kane vdekur vetem nga zjarret e kesaj periudhe, mes tyre edhe dy pilote te avioneve zjarrshues dhe 3 zjarrfikes. Shkak kanë qenë temperaturat deri në 44 gradë që kanë përfshirë gjithë Ballkanin. Por autoritetet dyshojnë se disa zjarre te fundit jane te qellimshme.
MAQEDONI
Nderkohe zjarret kane perfshire edhe shtete te tjera ne Ballkan. Ne Maqedoni raportohen dy te vdekur nga zjarri ne zonen e Manastirit, nderkohe qe ne kete vend temperatura ka arritur nje rekord 45 grade celcius. Kryeministri I Maqedonisë Nikolla Gruevski ka kërkuar sot ndihmë edhe nga Turqia, Kroacia, Sllovenia dhe Greqia.
BULLGARI
Në Bullgari dje janë shënuar temperaturat më të larta të regjistruara ndonjëherë, 45 gradë celcius. Greqia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, ndersa në Rumani nga i nxehti kanë vdekur tre persona gjatë 24 orëve të fundit.
0 Comments:
Post a Comment