Tare, “udhëkryq” spanjoll

Igli Tare gjithmonë e më i përmendur në pistën spanjolle, ku shërbimet e sulmuesit shqiptar kërkohen nga dy ekipe: Sevilja dhe Majorka. Siti prestigjioz Goal.com citon një deklaratë të trajnerit të Seviljes, Huande Ramos, i cili shprehet për nevojat në sulm që ka klubi i tretë më i rëndësishëm i Spanjës, pas dëmtimit të Shevanton.

“Në orbitën e Seviljes janë disa lojtarë: afrikani Gomis i Sënt Etienit (Francë), braziliani Jo, i cili aktivizohet me CSKA e Moskës (Rusi) dhe nga Italia, veterani shqiptar Tare”, - shkruan goal.com, që i referohet burimeve nga klubi spanjoll. Presidenti i Seviljes, Hoze Maria Del Nido bëri të ditur se skuadra ka nevojë urgjente për sulmues më përvojë dhe një nga këra është edhe sulmuesi “shtesë” i Lacios, Igli Tare, i cili mund të nëshkruajë brenda javës së ardhshme me klubin spanjoll. Sitet spanjolle madje kanë publikuar edhe të dhënat e shqiptarit: 34 vjeç, lojtar që ka luajtur më një numër të madh ekipesh, ku përmendet Fortuna e Duseldorfit në Gjermani dhe Bolonja në Itali. Gjithsesi Sevilja ende nuk ka bërë një ofertë zyrtare, por ka bërë publike dëshirën e saj për të pasur shërbimet e sulmuesit shqiptar. Igli Tare, sipas “Il tempo” kërkohet nga Majorka në kampionatin spanjoll.

Duke kaluar Kievo e Bogdanit, gazeta veroneze “L’Arena”, për momentin i ka ngrirë largimet e lojtarëve më të mirë të saj nga skuadra, dhe në këtë grup bën pjesë edhe sulmuesi shqiptar Erjon Bogdani. “Kievo blindon copat e çmuara” –shkruan gazeta “L’Arena”. “Er-Bomber”, sipas gazetës tjetër italiane “La Gazzetta dello Sport” kërkohet me vazhdimisht nga Fiorentina, por klubi vjollcë duhet të derdhë 3 milionë euro në arkën e Kievos. (Albania-Sport)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors