''Messi'' i Real Madrdidit, keshtu e pershkruajne mediat europiane lojtarin e talentuar te Panathinaikos me prejardhje nga Shqiperia Sotir Ninin i cili eshte nen vezhgimin e eksperteve te Real Madridit te cilet ketyre diteve e kane ndjekur ne kampionatin europian U-19 qe zhvillohet ne Austri ku Sotiri ka treguar lojera brilijante.
E krahasojne me Messin, e cilesojne si talentin e rradhes qe e pret nje ardhmeri e madhe. Ka debutuar me Panathinaikos ne moshen 16 - vjeçare, ne 12 ndeshje ka shenuar 3 gola kurse per kombetaren U-19 te Greqise ka debutuar me Kroacine. Nese nenshkruan me ekipin mbreteror do te jete lojtari me i ri qe ka luajtur ne La Liga.
Siti zyrtar i UEFA-se i ka kushtuar nje rendesi te vecante Sotir Ninit, ata kane bere nje interviste te cilen e kane publikuar ne webfaqen e tyre.
Lojtari me i ri i kombetares greke dhe me popullori. Si ndjehesh?
- E di se njerezit kane ndegjuar per mu dhe ndjekin zhvillimin tim mirepo kjo nuk me preukopon shume. E ignoroj kete publicitet, pasi kjo e mundshme por m'varet prej personit. Per mua nuk eshte problem eshte çeshtje karakteri.
A je i befasuar prej gjithe kesaj çka ka ndodhur gjashte muajt e fundit tek ti?
- Po, gjithsesi. Gjithcka ka ardhur befasishem. Pjesen e pare te kampionatit mblidhja topat ne ndeshjet qe zhvillonte ekipi im kurse ne pjesen e dyte isha pjese e ekipi ku mora pjese edhe ne ndeshjet e UEFA-se dhe finalen e kupes se Greqise.
Si erdhi deri tek kjo?
-Trajneri Victor Munoz kishte ndegjuar per mua dhe me thiri ne stervitje me ekipin e pare. E pa se si luaja dhe me mori ne ekipin e pare. Nuk kisha kontrate profesionale dhe duhej te nenshkruaj qe te kisha mundesi te luaj. Kishte disa lendime te lojtareve te ekipit te pare e cila shkoi ne favor timin.
A ishte nje befasi e madhe kjo?
- Po, treneri Munoz me pyeti se a doja te luaj nje minut edhe une i thashe: Po gjithsesi, kjo ka nje rendesi per mua. - Bukur eshte pergjigjur Munoz - do te hysh ne minuten e 90-te. Gjithmone kam qene tifoz i Panathinaikosit. Kam ardhur prej moshes 13 vjeçare kurse prej vitit 2003 jetoj ne kampin stervitor te saj dhe sot gjendem ne ekipin e pare.
A eshte trysnia tek ti me pak tani pasi je lojtari me i ri ne ekip?
- Lojtaret me te vjeter me ndihmojne shume mirepo tani me do te hy ne sezonin tim te dyte dhe klubi pret prej meje me shume. Mirepo une do te luaj vetem futboll dhe nuk do te mendoj per asgje siç thote Zinedin Zidan : '' Ne futboll asnjehere nuk mund te jesh i persosur''. Me stervitje dhe lojera mundohesh gjithmone te jeshe sa me i mire dhe kjo eshte gjithçka qe mundesh.(Albania-Sport)
Kthehu Mbrapa
0 Comments:
Post a Comment