Koncertet përcjellin mesazhe ekologjike

Disa nga emrat më të mëdhenj të spektaklit morën pjesë në koncertet Live Earth të zhvilluara në mbarë botën për të ndërgjegjësuar lidhur me ngrohjen globale.

Perdja u hap në Sidnej dhe Tokjo dhe 24 orë më vonë u ul në Nju Xhersi dhe Rio De Zhaneiro.

Live Earth u organizua nga ish zv/presidenti amerikan, Al Gore, i cili i bëri thirrje botës së zhvilluar të ulte emetimin e gazeve që shkaktojnë ngrohjen.

Por kritikët thonë se vetë koncertet emetuan gaze të dëmshme.

Ndotja në Wembly

Grupe si britanikët, Arctic Monkeys nuk pranuan të marrin pjesë duke thënë se është hipokrizi, që artistët që shkaktojnë ndotje më të madhe se mesatarja, të flasim për ngrohjen globale.

Në Londër 70 mijë njerëz që ndjekin për nëntë orë një koncert rrok, pritet që të bëjnë shumë pis.

Heqja e plehrave të mëdha në Wembley ishte vërtetë një sfidë. Ndotja me gota plastike birre qe si kudo në botë.

Si eksperiencë muzike e kënduar drejtëpërsëdrejti, koncerti Live Earth në Wembley ishte shumë interesant.

Prej kauzës që promovonte koncerti, këngët morën një tjetër kuptim kur ekranet gjigande shfaqën pamje kafshëve që rrezikohen të zhduken dhe të oxhakëve që lëshonin tym.

Performancat u shoqëruan me video dhe mesazhe personale që theksonin temën e mjedisit.

Reagimin më të fortë publiku e bëri gjatë shfaqjeve të dhëna nga artistët si Black Eyed Peas, Kasabian, Foo Fighters dhe Madonna.

Koncerte të këtij lloji zbavisin dhe shpresojnë që në të njëjtën kohë edhe të udhëzojnë.

Publiku me siguri do të ketë shkuar në shtëpi duke kënduar nën zë pjesë këngësh që i kanë mbetur në mend, në vend të slloganeve për mbrotjen e mjedisit.

Megjithatë organizatorët shpresojnë se mesazhi i dhënë prej tyre është marrë.

(bbc)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors