Klodi premton nje super Duro!

24 Korrik Ndeshja e se merkures, e vlefshme per Ligen e Kampioneve, kur ne oren 20:30, Tirana do te prese ne Qemal Stafa, skuadren e Domzales. Ndeshja e pare, e perfunduar me rezultatin 1-0 ne favor te kampioneve te Sllovenise, duket se nuk i ka demoralizuar aspak bardheblute, madje, i ka bere ata me kerkues. Do te jete e veshtire, por do ta kalojme, kane qene fjalet e mesfushorit elbasanas, Klodian Duro. Edhe ai e di qe nuk ka qene ne maksimumin e formes se tij ne ndeshjen e pare, madje, e lidh kete me shume faktore. Por, perfundimi duket se eshte po i njejti. �Do te shikoni ne �Qemal Stafa� Duron dhe Tiranen e vertete�, ka thene Klodi ne intervisten e tij.

Jeni mundur nga Domzale minimalisht, 0﷓1, teksa te merkuren do te luani ndeshjen e kthimit. Realisht, sa shanse ka Tirana per te kaluar turin?

Nje rezultat 1﷓0 ne disfavor nuk mendoj se eshte fundi i botes. Tirana ka pesuar edhe me shume dhe ka ditur ta permbyse rezultatin. Mua, Domzale me pelqeu per nje gje: kishte disipline taktike dhe ishte vendosur shume mire ne fushen e lojes. Perfituan, per te mos thene qe i ndihmoi me shume fati, dhe na shenuan nje gol. Por kjo nuk do te thote se eshte nje kundershtar i pakalueshem.

Nje pjese e pare relativisht e mire, ndersa ne te dyten bardheblute sikur nuk po njiheshin me ne fushe...

Ka shume faktore qe kane sjelle kete. Eshte e vertete qe ne ishim perballe nje skuadre sllovene, por ajo ishte kampionia e atij vendi dhe nuk eshte e lehte. Madje, as ne Tirane nuk do te jete e lehte ndaj tyre. Duhet te japim 100﷓perqindeshin tone, qe te arrijme te fitojme dhe te kualifikohemi.

Duke mbetur tek qindperqindeshat, ai i Duros ne Slloveni sikur mungoi dhe nje gje e tille u evidentua edhe nga trajneri i kombetares, Oto Baric...

Secili e shikon me syrin e tij. Une nuk dua te them se kam bere mrekullira dhe te tjeret e kane gabim, ne asnje menyre. Por, ne menyren sesi nisi loja dhe si vazhdoi, ishte teper e veshtire te dilja ne stilin tim. Perse? Sepse ne pjesen e pare luajta ne vend te Bulkut, pasi detyra ishte te mos pesonim dhe, nese nuk do kishte ndodhur kjo nga nje goditje prej rreth 30 metrash, skema do te ishte prfekte. Ne pjesen e dyte, une kalova ne rolin tim, por lodhja, vapa dhe mbyllja e kundershtarit nuk lejuan shume hapesira. Megjithate, te gjithe specialistet e dine qe ne te tilla ndeshje luhet 180 minuta.

Qe do te thote?

Se ne kemi edhe 90 minuta te tjera, te cilat do ti luajme ne shtepin tone. Pra, une i ftoj te gjithe tifozet te vijne dhe te na mbeshtesin ne Qemal Stafa, sepse atje do te shikojne Tiranen dhe Duron e vertete, lojtarin qe tenton porten kundershtare.

Te Veria shkoj kur te dua�

Duke dale nga tema e ndeshjes se Liges se Kampioneve, qe Tirana do te luaje te merkuren ndaj Domzales sllovene, persa i perket merkatos dhe ofertes me te fundit nga klubi grek i Verias, Duro pergjigjet: Te Veria mund te shkoj kur te dua, madje qe sot, pasi gjithcka eshte ne doren time. Por aktualisht jam i Tiranes dhe po mendoj per kete ndeshje te Champions. Me vone nuk e di se cfare do te bej, por do ta merrni vesh�.

Hyka, mungesa e vetme

I vetmi lojtar, i cili nuk ka qene dje ne �apelin� e trajnerit Starova, ishte mesfushori Jahmir Hyka. Keshtu, i sapoardhuri i bardhebluve nuk eshte stervitur dje, ashtu si e gjithe pjesa tjeter e skuadres, pasi, sipas drejtuesve, kishte marre leje. Gjithsesi, Hyka nuk do te luaje te merkuren ndaj Domzales. Persa i perket pjeses tjeter, skuadra eshte stervitur rregullisht ne Selman Stermasi, por Starova nuk ka aplikuar asnje nga skemat per ndeshjen e se merkures.

Domzale, sot ne Tirane

Do te jete ora 14:30 e dites se sotme, qe do ti gjeje sllovenet e Domzales ne Aeroportin Nderkombetar �Nene Tereza� te Rinasit. Sipas sekretarit te klubit Tirana, Shkelqim Muca, kampionet e Sllovenise pritet te mberrijne sot ne mesdite dhe me pas te akomodohen ne hotel Rogner Europapark. Ne delegacionin slloven pritet te jene edhe shtate gazetare sportive, te cilet do te akomodohen nga KS Tirana ne tribunen e shtypit. Po sot, ne oren 20:00, pra 30 minuta perpara ndeshjes te se merkures, skuadra e Domzales do te zhvilloje seancen e pare dhe te vetme stervitore ne stadiumin kombetar Qemal Stafa, sigurisht, me dyer te mbyllura.

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors