Abraham e Diob, me ne fund me skuadren

24 Korrik Me se fundi, te blute ka rene ankthi i pritjes per dy futbollistet afrikane. Fjala eshte per nigerianin Abraham dhe senegalezin Diob, te cilet, per veshtiresi te marrjes se vizave maqedonase, kane mberritur me tri dite vonese ne Mavrove. E gjithe kjo situate e ka shqetesuar pa mase trajnerin Canaj dhe stafin e tij, sepse gjithcka e pergatitur ne Tirane, me te gjithe grupin, ka shkuar dem.

Gjithsesi, Abraham e Diob dje ne mbremje i jane bashkuar skuadres dinamovite ne Hotel Bistro te Mavroves, ndersa sot do te jene ne stervitje me grupin. Edhe ata jane pjese e grupit, ndersa skuadra eshte e plote dhe vazhdojne pergatitjet intensive nen drejtimin e trajnerit Canaj, ka theksuar administratori Saliaj nga Mavrova.

Dje, dy seanca stervitore

Blute e kane nisur javen e peste stervitre me dy seanca stervitore, duku iu kushtuar si pergatitjes fizike, ashtu dhe asaj teknike. Dje, lojtaret kane zhvilluar testimet ne vrapimin 5000 metra, ndersa me pas kane punuar me topin. Bashke me blute eshte duke u stervitur edhe kroati Hrvoje Sklepic. Sipas administratorit Saliaj, duke sjelle dhe mendimin e stafit teknik te dinamoviteve, futbollisti kroat, te cilet blute e kane konfirmuar per sezonin 2007﷓2008, eshte duke i kaluar mire te gjitha testet fizike. Duhet theksuar, thote Saliaj, se ka ardhur pa stervitje, ndonese te dhenat i ka shume te mira. Ky eshte dhe mendimi i stafit tone teknik. Shume shpejt do ta marre veten dhe do te jete pjese e shendoshe e skuadres sone�.

Kushtet ne hotel dhe menuja e ushqimit

Sipas dinamoviteve, kushtet e Hotel Bistros, por dhe te ambjenteve stervitore, jane shume te mira. Ne dispozicion te bluve jane vene fushat e futbollit, pishina dhe palestra e hotelit. Sa per menune e ushqimit, administratori Saliaj ka bere te ditur se tani ajo eshte e pasur dhe cilesore. Fillimisht nuk ka qene ashtu sic e kemi dashur ne. Pastaj, fale kerkesave dhe kembenguljes sone cilesia e ushqimit po rritet dita﷓dites. Futbollistet, nisur dhe nga fakti qe jane ne nje periudhe pergatitore, i marrin kalorite e nevojshme per te rekuperuar ato qe humbasin ne stervitje. Gjithsesi, jemi te kenaqur, ka mbyllur Saliaj, qe ka konfirmuar se Dinamo do te jete ne Mavrove deri me 3 gusht, pasi te kete kryer dhe tre miqesore, kur te paren e ka te merkuren, perballe Gostivarit.

Artion Poci, 30 vjec!

Fieraku i mesfushes dinamovite, Artion Poci, ne ambjentet e Hotel Bistros ka festuar 30 vjetorin e lindjes. Ai ka mbledhur ne nje feste tevogel te gjithe skuadren dinamovite, perfshi drejtuesit dhe trajneret. E gjithe skuadra i ka uruar Pocit Edhe 100 vjec, ne nje kohe qe fieraku eshte duke luajtur sezonin e tij te peste te Dinamo.
(Sport Ekspres)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors