Kapiteni i Bezanijes, Mario Durovski, nuk është aspak i kënaqur me barazimin e skuadrës së tij në ndeshjen e vlefshme për turin e parë eliminator të Kupës UEFA kundër Besës së Kavajës, që përfundoi me barazimin 2-2. "Jemi turpëruar.
Duhej të kishim fituar 4-1. Por kur humbet dhjetë raste, kështu ndodh. Ne jemi një ekip më i mirë dhe për këtë u binda të enjten, edhe pse disa na kanë paralajmëruar se Besa nuk është skuadër e lehtë. Në pjesën e parë kemi luajtur në mënyrë katastrofike, ndërsa më mirë në të dytën. Askush nuk e besonte se do të pësonim gol në minutën e 92-të", tha Durovski
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 2 gusht në Shqipëri dhe futbollisti serb, i cili shënoi golin e dytë të Bezanijes nga pika e bardhë, pret vetëm fitore të ekipit të tij dhe një atmosferë korrekte e sportive në stadiumin e Besës. "Ishin plotësisht korrektë, gjë që më befasoi këndshëm. Kemi parë disa filmime të stadiumit të tyre dhe pres se do të ketë 5-6 mijë shikues, mirëpo unë do të doja të ishin 50 mijë, pasi do të motivoheshim më tepër. Do të shkojmë për të luftuar për kualifikimin për në turin e dytë. Mendoj se do t'i mposhtim lehtë", përfundoi Durovski.
0 Comments:
Post a Comment