Gjatë 10 orëve të fundit, përmes pikës kufitare të Kakavijës kanë hyrë nga Greqia në territorin shqiptar 3 322 emigrantë shqiptarë, të cilët kthehen përkohësisht në atdhe për pushimet verore.
Komandanti i vendkalimit kufitar të Kakavijës, Ziadin Allaraj, tha sot në një bisedë telefonike se "gjatë këtij intervali kohor, përmes kësaj pike kufitare, kanë hyrë 3322 emigrantë shqiptarë, 602 automjete dhe 32 autobusë". Mësohet se katër është numri i sporteleve që funksionojnë aktualisht në pikën kufitare të Kakavijës, numër i cili pritet të rritet në rast të ardhjes së një fluksi të lartë emigrantësh. (biznesi)
0 Comments:
Post a Comment