Produktet dhe shërbimet që pritet të ofrojë kjo kompani janë në fazën e testimit, në të gjithë vendin, ndërsa kjo kompani është e para që po realizon investime të rëndësishme në fushën e teknologjisë bashkëkohore, të lançuar së fundmi edhe nga qeveria.
Përfaqësuesit e kësaj kompanie bëjnë të ditur se ende në legjislacionin shqiptar mungojnë përcaktimet e plota ligjore, për këtë aktivitet të teknologjisë së lartë.
Enti Rregullator i Telekomunikacioneve ka gjobitur me 3 milionë lekë "Qylfonin", ndërkohë që "Qylfon" mbetet në fazën e testimit të shërbimeve. "Qylfon", që po përgatitet të futet në treg nga "Abissnet" , duke ofruar shërbimet e një teknologjie të lartë, ka si target kryesor ofrimin e shërbimeve të komunikimit më anë të Internetit. Shërbime të kësaj teknologjie tashmë janë të njohura në një pjesë të vendeve, që kanë bërë pjesë të zhvillimit të tyre teknologjinë e nivelit të lartë.
Produktet dhe shërbimet që pritet të ofrojë "Qylfon" janë në fazën e testimit në të gjithë vendin, ndërsa "Abissnet" është e para që po realizon investime të rëndësishme në fushën e teknologjisë bashkëkohore, të lançuar së fundmi edhe nga qeveria. Përfaqësuesit e kësaj kompanie bëjnë të ditur se ende në legjislacionin shqiptar mungojnë përcaktimet e plota ligjore, për këtë aktivitet të teknologjisë së lartë. Në këto kushte, çdo veprim nga mbikëqyrësit e tregut duhet të jetë i kujdesshëm dhe, në radhë të parë, duhet që patjetër të hartohet një legjislacion i plotë në këtë fushë, që tashmë është një kërkesë e domosdoshme e kohës. Këto shërbime që janë pjesë e ofrimit të paketës së shërbimit internet, është shumë e vështirë që të kufizohen me anë të licencave apo lejeve të tjera.
Shërbime të tilla janë në thelbin e vet, të ashtuquajturat komunikime me VoIP (or Voice over Internet Protocol) që është një mënyrë e re dhe mjaft e leverdisshme për të bërë dhe marrë telefonata nëpërmjet (Ethernet) internetit, duke përmbushur, madje dhe përmirësuar standardet e linjave telefonike. Kjo teknologji, ashtu si "Qylfon" mund të përdoret shumë lehtë, nëse keni një linjë interneti të një cilësie të mirë dhe është e paimagjinueshme që për këto shërbime të ketë kufizime. VoIP, p.sh., funksionon me anë të kufjeve dhe një mikrofoni, duke mundësuar kështu komunikimin me zë dhe figurë, me të tjerë persona, që mund të jenë në vende të tjera në të gjithë botën.
Cilësia dhe kostoja e ulët i bëjnë këto shërbime tepër konkurruese me linjat e tjera klasike të telefonisë, të përdorura deri tani. Një teknologji e ngjashme përdoret edhe në rastin e përdorimit të linjave të komunikimit "Qylfon". "Qylfon" nëpërmjet lidhjes së shpejtë me internetin, i konverton thirrjet telefonike në të dhëna, njësoj si e-mailet. Këto të dhëna përcillen tek personat që janë duke komunikuar, në formën e një telefonate të thjeshtë (normale). Njerëzit që përdorin këtë teknologji të lartë komunikimi, deklarojnë se nuk ka asnjë ndryshim midis formës së re të komunikimit dhe asaj të teknologjisë klasike, sepse transmetimi i thirrjes në e-mail, tingëllon si një telefonatë e rregullt.
Me anë të shërbimeve të reja "Qylfon" ofron telefonata në hapësira gjeografike të pakufizuara si brenda Shqipërisë, ashtu edhe jashtë saj, pa pagesë brenda rrjetit (Qyl) dhe me tarifa shumë të ulëta kur komunikimi bëhet ndërmjer rrjeteve të ndryshme.
Shekulli
0 Comments:
Post a Comment