A duhet shpërblimi në punë. Kjo është pyetja e bërë nga një lexuese e Blogut, ku këtë herë i ftuar ka qenë psikologu Edmond Dragoti. Përgjigja e tij ishte si më poshtë:
Shperblimi ka masen e tij, Kur perdoret ne masen e duhur, ashtu si edhe ndeshkimi, ka efektin maksimal. Por nese teprohet me te, atehere mund te kete efekt te kundert. Shperblimi apo paraja eshte nje shoqerues i motivacionit dhe vullnetit ne pune.
Nese perdoret ne vendin, kohen dhe masen e duhur, mund te jape efektet qe pretendon. Por shperblimi, jo vetem krijon vatra shprehish pozitive qe
duhet te shoqerojne punen, por ai mund te perdoret edhe per te larguar shprehi shoqeruese te panevojshme.
Siç njihet ne psikologji rasti i nje plake te moshuar qe shqetesohej nga zhurmat e femijeve qe luanin tek dritarja e dhomes se saj. E moshuara, ne fillim u dha femijeve nga p.sh, 10 leke secilit, me kusht qe te luanin dhe te bertisnin sa me shume tek dritarja e saj. Diten e dyte, u dha nga 5 leke per te njejten gje. Dhefemijet vazhduan te luanin e bertisnin me te madhe. Por, diten e trete, u dha vetem nga nje lek, sepse "nuk kishte", dhe femijet, te zhgenjyer, nuk pranuan dhe u larguan ne
shenje proteste. Dhe ditet e tjera nuk vinin më te luanin tek dritarja e plakes.
(Biznesi)
0 Comments:
Post a Comment