Rriten çmimet e naftës nga remontet e rafinerive

Çmimet e naftës bruto janë rritur sotmbi 78 dollarë për barrel, nivel ky afër rekordeve. Kjo për shkak të prishjes së një naftësjellësi në Detin e Veriut

Naftësjellësi i mbyllur ka zvogëluar ndjeshëm prodhimin në zonat e naftës ku punon Chevron dhe Conoco Phillips.

"Oferta për naftë është shumë e limituar për momentin dhe kjo ndikon në rritjen e çmimit" – tha Francisco Blanch, shef këmbimi në Merrill Lynch & Co në Londër.

"Për momentin tregtarët gjejnë dita ditës arsye për ti rritur çmimet e naftës" – thotë Jakob Schoechli, analist në Clariden Leu në Zyrih. "Për këtë javë, unë pres që çmimi të qëndrojë në këtë nivel të lartë, nën 80$ për fuçi".

Kërkesa botërore për naftë mund të rritet me 1.8% gjatë këtij viti duke shitur 86 milionë fuçi në ditë – kjo sipas Agjencisë ndërkombëtare të Energjisë. Konsumi mund të rritet 2.5% vitin e ardhshëm deri në 88.2 milionë fuçi në ditë. (biznesi)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors