Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar është duke shqyrtuar rritjen e Prodhimit Bruto në Maqedoni, dhe sipas vlerësimeve të para, imazhi është i mirë, deklaroi shefi i Misionit të FMN-së Mark Grifits para takimit me ministrin e Financave Trajko Sllaveski.
Në pyetjen se cili është qëllimi i FMN-së, Grifits tha se: - Fondi Monetar Ndërkombëtar nuk ka për qëllim rritjen e PBB-së dhe se ajo nuk mund të kontrollohet."Mundohemi të jemi konservativ dhe projekti jonë është se rritja e PPB-së për këtë vit do të jetë 4,5%, dhe shpresojmë për më tepër.
Nëse Qeveria juaj mund ta arrijë këtë, atëherë është mirë, por më mirë është të jemi të kujdesshëm dhe të punohet për më mirë", tha shefi i Misionit i FMN-së. Grifits shtoi se qëllimi i vizitës në Shkup është që të fillojnë negociatat për kontrollin e tretë të reformave të qeverisë.
Më konkretisht të shqyrtohen kushtet dhe rrjedha e reformave strukturore të cilat, siç tha Grifits, tani për tani shkojnë mirë. Pritet që bisedimet për kontrollin e tretë të përfundojnë gjatë javës së ardhshme ose maksimumi për disa muaj.
Kontrolli i dytë, njoftoi Grifits, kaloi shkëlqyeshëm në takimin e Bordit të drejtorëve të FMN-së para dy muajve. Sipas paralajmërimeve nga Ministria e Financave, qëllimi kryesor i misionit të rregullt të FMN-së që do të zgjasë deri më 23 korrik është shqyrtim i realizimeve të synimeve kuantitative, duke e përfshirë edhe kuartalin e dytë të vitit 2007, si dhe aktivitetet përgatitëse për kontrollin e tretë të reformave të qeverisë që është i planifikuar të zbatohet në muajin shtator të këtij viti. Gjatë kësaj jave janë parashikuar takime të nivelit teknik. (biznesi)
Kthehu Mbrapa
0 Comments:
Post a Comment