Bordi Ndërkombëtar i Krizave: Ndarja e Kosovës, ide e keqe

Copëtimi do krijojë një shtyrje të gjatë dhe do hapë kutinë e të këqijave. Megjithatë, duhet gjetur një mënyrë që të përmbyllet ky problem”, - është shprehur dje Abramovic

Anëtari i Bordit të Grupit Ndërkombëtar të Krizave, Marton Abramoviç konsideron se ideja e ndarjes së Kosovës është një katastrofë dhe do të hapë “kutinë e të këqijave”. “Mendoj se copëtimi është katastrofë dhe nuk duhet të jetë aspak në tryezën e bisedimeve. Copëtimi do krijojë një shtyrje të gjatë dhe do hapë kutinë e të këqijave. Megjithatë, duhet gjetur një mënyrë që të përmbyllet ky problem”, - është shprehur dje Abramovic, për Radion “Evropa e lirë”. Duke marrë parasysh dallimet e Prishtinës dhe Beogradit dhe kundërshtimin e tyre ndaj copëtimit, ai shpreson që Perëndimi do ta shohë realitetin në sy dhe të pranojë pavarësinë e Kosovës.

Ndërkaq, duke komentuar mundësinë e mbajtjes së një konference ndërkombëtare për Kosovën, ai tha se kjo ide atij i tingëllon si një “shtyrje tjetër”, duke vlerësuar se “vonesat janë burim i paqartësive”. “Ne e shtymë këtë problem për pesë vjet dhe kjo ishte shkatërruese, nuk mund ta bëjmë sërish një gjë të tillë. Perëndimi duhet të arrijë në një përfundim se çfarë janë të përgatitur të bëjnë me Kosovën. Nëse duan ta shtyjnë për të ardhmen këtë problem duke parë mundësinë e bisedimeve të tjera, kjo nuk është formulë që ndihmon stabilitetin e Ballkanit”, - theksoi Abramovic. Ai thotë se “duhet hequr qafe (rezolutën) 1244 për të hapur rrugën ligjore për njohjen e pavarësisë së Kosovës”, sepse në kundërtën “Perëndimi duhet ta ndajë mendjen nëse dëshiron të ecë përpara pa u shfuqizuar 1244”. (BalkanWeb)

Kthehu Mbrapa

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors