Turizmi i dështuar bashkë me premtimin për ujë e drita 24 orë

Tiranë- Bashkë me dështimin në premtimin për ujë dhe energji elektrike 24 orë, qeveria ka pranuar edhe dështimin në këtë sezon turistik. Pavarësisht se zyrtarët kërkojnë të përmirësojnë me zor situatën, duke deklaruar shifra të rreme turistësh që mbërrijnë jashtë vendit për të kaluar pushimet verore në Shqipëri, tashmë çdo gjë është e dukshme.

Që nga infrastruktura rrugore dhe deri tek sigurimi i kushteve më të mira për një sezon turistik, si furnizimi me energji elektrike dhe ujë. Ish zëvendësministri i Turizmit, Artan Lame është shprehur se situata bëhet akoma më e rëndë, pasi në vend të mbajtjes së premtimeve, qeveria shënon dështime në gjithë përgatitjet dhe kushtet për të garantuar një sezon turistik.

"Ka dy vjet që premtohet për ujë 24 orë në zonat turistike, por ky është një premtim tashmë i harruar dhe as që nuk zihet më në gojë". Politikat e qeverisë mungojnë në të gjitha drejtimet për të siguruar një sezon turistik sa më të mirë, duke nisur që nga promovimi i cili për këtë vit ka qenë zero dhe deri tek shpenzimet e tjera që u morën përsipër po nuk u bënë asnjëherë. Në gjithë kohën që kur kryeministri Berisha mori drejtimin e vendit nuk ka inaguruar më shumë se një ujësjellës në zonën e Kavajës edhe pse gjithë bregdeti u cilësua prej tij si një prioritet në drejtim të përmirësimit të furnizimit me ujë.

Një premtim i ndryshuar disi, përderisa në programin e qeverisë është shkruar se do të garantohet furnizimi me 24 orë ujë gjatë gjithë ditës. Një tjetër problem me të cilin pritet të përballen edhe këtë sezon turistik gjithë qytete bregdetare është edhe mungesa e furnizimit të pandërprerë me energji. Në gjithë zonat kjo është shoqëruar edhe me mungesë të ujit të pijshëm, për arsye se furnizimi me ujë sigurohet nga pompat. Garantimi i furnizimit me energji pa ndërprerje ka qenë një tjetër premtim, prej të cilit kryeministri Berisha ka hequr dorë përfundimisht këtë vit, qoftë edhe nga premtimet në fillim të sezonit turistik siç bëri një vit më parë. Premtimi i vendosur i qeverisë Berisha ka degjeneruar në një shërbim që bëhet ose nuk bëhet, varur nga dëshira, ngasja dhe aftësia e qeverisë për ta arritur këtë.

Dhe gjithçka që ka bërë vetë kryeministri është ideja për ngritjen e grupeve që duhet të ndërmarrin masat e nevojshme për të siguruar furnizimin me ujë në kuotat maksimale të mundshme, por nuk është e thënë që këto të jenë për 24 orë rresht. Më së fundmi, Berisha deklaron se objektivi i qeverisë së tij ka ndryshuar me disa njëqind ditësha dhe furnizimi i pandërprerë me ujë të pijshëm mund të arrihet andej nga fundi i vitit 2008. Në vend të marrjes së masave, qeveria nuk ka nguruar të bëjë të kundërtën.

Pra të veprojë për të siguruar kushte që bregdeti shqiptar të jetë shumë më i vizituar për verën e këtij viti. Pak ditë përpara sezonit, ajo ndërmori prishjen e një sërë ndërtimesh në bregdetin e jugut, që nuk mund të mos ketë pasoja për sezonin turistik të kësaj vere. ZP

Kthehu Mbrapa

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors