Miqesore / Lazio barazon, Igli Tare perseri ne stol

Bjondi shqiptar i vetmi lojtar i paaktivizuar nga skuadra

Ne miqesoren qe Lazio barazoi me Shtutgartin ne kuader te pergatitjeve qe skuadra po zhvillon ne vazhdim te fazes pergatitore ne Austri, ish kapiteni i kombetares shqiptare,Igli Tare,qendroi ne pankine gjate gjith ndeshjes.Trajneri Rosi futi ne loje te gjith lojtaret qe kishte ne dispozicion pervec bjondit shqiptar (nuk u aktivizua edhe portiere I trete qe nuk ishte parashikuar te luante).Ky fakt ndoshta tregon edhe nje here me teper se raporti midis Tares dhe trajnerit nuk eshte nga me te miret, duke patur parasysh se eshte miqesorja e dyte rradhazi qe Igli eshte lojtari i vetem qe lihet jashte fushe dhe nuk aktivizohet. Edhe ne fitoren me Kapfenberg, bjondi shtatlarte u la ne stol

Ne te njejten ndeshje u aktivizua Valon Behrami icili zhgenjeu totalisht me performancen e tije tejet te dobet.Ndoshta ishte pak edhe faji i rrolit jo te zakonshem,ne mesfushe,por gjendja e tije fizike la shume per te deshiruar. Edhe per behramin, ky ishte takimi I dyte rresht qe aktivizohet me pikatore, sepse nuk po ja mbush mendjen trajnerit Rossi me formen e tij jo sportive qe zoteron per momentin
(AlbaniaSoccer)

Kthenu Mbrapa

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors