Albanian Times: "KS diskuton sot per statusin e ardhshem te Kosoves"

Në seancën e sotshme do të raportojë edhe shefi i UNMIK-ut Joakim Ryker, i cili do të flasë për progresin tremujor të Kosovës drejt përmbushjes së standardeve

Washington- Këshilli i Sigurimit diskuton sot për Kosovën. Në seancën zyrtare të ditës së sotshme do të paraqitet raporti i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së Ban Ki Moon, i cili është i dyti në radhë për Kosovën. Po kështu në seancën e sotshme do të raportojë edhe shefi i UNMIK-ut Joakim Ryker, i cili do të flasë për progresin tremujor të Kosovës drejt përmbushjes së standardeve.

Ndërkohë detajet e raportit të Ban Ki Moon u bënë publike pak ditë më parë. Ai thotë se Kosova rrezikon të destabilizohet në rast se nuk shpallet pavarësia nga Serbia. Ban Ki Moon e ka bërë disa herë të qartë se ai mbështet planin Ahtisari për zgjidhjen e Kosovës, i cili propozon pavarësi të mbikqyrur. Aktualisht ne KS kane qarkulluar disa projektrezoluta qe kane patur si baze planin Ahtisari, por te gjitha jane kundershtuar nga Rusia.

(News24, BalkanWeb, Albanian Times)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors