Albanian Times: "Aksidentet rrugore, 25 të vdekur në gjashtë muaj"

SHKODËR- Qarkullimi rrugor është cilësuar dhe pika më e dobët e punës së policisë së Shkodrës, në analizën gjashtëmujore të saj. Aksidentet e shumta me pasojë vdekjen ka bërë që ky sektor të jetë më problematiku, dhe pse në fjalën e tij drejtori i policisë së qarkut, Bernard Çaushi ka theksuar se gjatë këtyre muajve policia rrugore është angazhuar për parandalimin e tyre.

"Kujdes i veçantë i është treguar kontrolleve në akset kryesore dhe akset e reja rrugore për të marrë masa ndaj drejtuesve të mjeteve që tejkalojnë normat e shpejtësisë së lejuar, por me gjithë angazhimin, në këtë gjashtëmujor kanë ndodhur aksidente të rënda rrugore, veçanërisht aksidenti i ndodhur në rrugën e Prekalit për në Dukagjin ku mbetën 10 të vdekur dhe 3 plagosur",- ka theksuar Çaushi.

Në këtë periudhë në shkallë qarku janë evidentuar 37 aksidente automobilistike, prej të cilave 25 shtetas të vrarë, me 39 të plagosur. Janë vendosur 20.012 masa administrative, me vlerë 12 902 950 lekë dhe janë bllokuar 541 automjete për mungesë dokumentacioni. Në analizën e saj policia shkodrane ka pohuar se gjatë këtij viti janë zbuluar 83.5.% e krimeve të ndodhura.

Sipas shifrave zyrtare, në gjashtëmujorin e parë të këtij viti janë evidentuar katër vrasje, prej të cilave dy në qytetin e Shkodrës, një në rrethin e Pukës dhe një në rrethin e Malësisë së Madhe. Dy prej tyre kanë ndodhur për motive të dobëta brenda familjes dhe shoqërisë, një për motive pronësie dhe tjetra për motive hakmarrje.

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors