Albanian Times: Futboll: Fiorentina nxjerr në shitje Bojinov, tani do Bogdanin"

Një tjetër emër i fuqishëm ka dalë në skenë dje për të marrë Erjon Bogdanin në sezonin e ardhshëm. Bëhet fjalë për Fiorentinën, e cila pasi ka vendosur të nxjerrë në shitje bullgarin Valeri Bojinov, kërkon të gjejë një zëvendësues për të.

Vjollcët kanë marrë Frederik Ljungberg, por suedezi luan më i tërhequr dhe sulmuesi i vetëm i mirëfilltë duket Adrian Mutu. Veç kësaj, lojtari i Rexhinës Rolando Bianki deri tani duket shumë larg afrimit në “Artemio Franki” dhe është kjo arsyeja që drejtuesit e këtij klubi po shohin nga një sulmues i gatshëm të vijë dhe që për më tepër nuk është se ka shumë dëshirë të qëndrojë në skuadrën aktuale. “Alernativë për sulmin?

Është Erjon Bogdani i Kievos, kushton 2,5 milionë euro, ndonëse Kaljari është shumë më përpara për ta marrë”, shkruhej dje në sitin zyrtar të klubit të Fiorentinës në internet. Nga vjollcët është larguar gjithashtu edhe Luka Toni në drejtim të Bajernit të Mynihut dhe trajnerit Cesare Prandeli i duhet një sulmues i gjatë për sezonin e ardhshëm, ku do të luhet edhe në Kupën UEFA. Për më tepër që edhe Ljungberg nuk mund të luajë në rolin e një pyke.

Kievo
Edhe pse Erjon Bogdani ka një klauzolë që mund të largohet në fund të sezonit në rast se skuadra bie në Serinë B, sulmuesi i kombëtares shqiptare deri tani nuk ka bërë asnjë lëvizje, ndonëse ka vetëm pak ditë që është kthyer nga pushimet. Por, kundër transferimit në një ekip tjetër tashmë duket edhe presidenti i Kievos Luka Kampedeli, që në kuadër të sezonit të ardhshëm dëshiron të ketë sërish një skuadër që të mund të rikthehet shpejt në kategorinë e më të mirëve.

Dje e përditshmja “L’Arena” shkruante për mërzitje në radhët e atyre futbollistëve që duan të largohen, ndërkohë që presidenti Kampedeli ka deklaruar se “futbollistët do të qëndrojnë”, referuar Bogdanit, Pelizier dhe Obina, ata që janë edhe më të kërkuarit në merkato. Për shqiptarin gjithsesi vazhdon të jetë në luftë Kaljari, që me largimin e Suazos kërkon të ketë një sulmues tjetër shtatlartë.

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors