Që trajneri ynë i kombëtares është tepër origjinal kjo është ditur me kohë, por batuta që ka lëshuar për një gazetë kroate, disa ditë më parë është vërtet e rrallë.
“Isha në Tiranë kur u përurua një kompleks modern sportiv, në afërsi të kryeqytetit, - ka thënë Bariçi për gazetën “Vjesnik”, - aty ishte edhe presidenti i UEFA-s, Mishel Platini.
Një objekt kaq modern, Kroacia vetëm mund ta shohë në ëndërr”. Dhe të mendosh që Kroacia, së bashku me Hungarinë, ishin një nga 3 kandidaturat për të organizuar Kampionatin Europian të vitit 2012.
0 Comments:
Post a Comment