Të hënën, Luan Krasniqi sëbashku me ekipin e vet, arriti në Hamburg.Këtu, ky boksier i kategorisë së rëndë nga Rottweili, më 14 korrik, dëshiron të ngadhnjejë dhe të shkoj një hap më afër ëndrrës së tij: që shiritin e kampionit botëror sërish ta sjell në Gjermani. Mu për këtë, ai duhet ta fitoj paraprakisht Tony Thompsonin nga SHBA.
Që të dy këta kundërshtarë u prezentuan në konferencën për shtyp dhe se Krasniqi u paraqit i disponuar mirë dhe në formën tejet solide.
Trajneri Torsten Schmitz e vlerësoi boksierin nga Rottweili shumë të përgatitur dhe se është i sigurt për fitoren.Mund të vërehet se Luan Krasniqi, është i fokusuar për detyrën e ardhshme.
Pyetjeve për mundësinë e një lufte për kampion botëror nuk iu përgjigj fare, duke thënë shkurt se ai është fillimisht i koncentruar në kundërshtarin e tij Thompson. Kjo dëshmoi respektin për shkathtësitë e Krasniqit.
Gjatë konferencës për shtyp u bë e qartë se që të dy këta boksier e dijnë se për çka është fjala të shtunen e ardhëshme dhe nuk treguan fare animositete. Kështu, 14 korriku, do të tregoj se cili nga këta dy sportist të ringut, do të jet më i miri. Në ekipin e Luanit kjo çështje tashmë është tejet e qartë sepse në Color-Line-Arena do të jet vetëm njëri më i mirë dhe ky quhet Luan Krasniqi.
(Albania-Sport)
0 Comments:
Post a Comment