DURRËS- Një 13- vjeçare nga Dibra dhe banuese në Tiranë ishte bërë problem për policinë kriminale të Durrësit për vjedhjet spektakolare që kryente.
Policia e ka pasur tepër të vështirë që të binte në gjurmë të minorenes 13- vjeçare për vetë moshën e saj dhe faktit që gjurmët e vjedhjeve të linin përshtypjen që i kryente një i rritur. Hajdutja e vogël u zbulua rastësisht, nga një shtetas që arriti ta kapte në flagrancë ndërsa vidhte në banesën e tij.
Ngjarja ndodhi dje në plazhin e Durrësit, kur 13-vjeçarja kishte hyrë për të vjedhur në banesën e shtetasit H.Baku.
Pasi e kapi me "presh" në dorë, i zoti i shtëpisë, njoftoi urgjentisht policinë, duke e detyruar vajzën që të mos lëvizte nga shtëpia. Pas njoftimit në vendin e ngjarjes ka shkuar policia e cila është gjendur e befasuar që autore e grabitjes ishte një vajzë e vogël. Pas marrjes në pyetje, vetë vajza ka pranuar se ka kryer dhe disa vjedhje të tjera. Nga dëshmitë e marra, policia bën të ditur se mes vjedhjeve që ajo kishte kryer së fundi numëroheshin 300 mijë lekë, 50 euro dhe bizhuteri floriri në banesën e shtetases S.C. ndërsa në banesën e një tjetër shtetasi, A.T, ajo kishte marrë 700 euro, 60 mijë lekë dhe celularë Samsung. Por, sipas policisë, mendohet se ajo ka bërë edhe të tjera vjedhje, por pa rënë në sy të askujt. Policia dyshon se pas 13-vjeçares mund të fshihen persona të tjerë, të cilët mund ta kenë rekrutuar dhe më pas shfrytëzuar për vjedhje.
1 Comments:
Oi, achei teu blog pelo google tá bem interessante gostei desse post. Quando der dá uma passada pelo meu blog, é sobre camisetas personalizadas, mostra passo a passo como criar uma camiseta personalizada bem maneira. Se você quiser linkar meu blog no seu eu ficaria agradecido, até mais e sucesso. (If you speak English can see the version in English of the Camiseta Personalizada. If he will be possible add my blog in your blogroll I thankful, bye friend).
Post a Comment