Zjarr në Apolloni, rrezikohet qyteti antik

Zjarr në Apolloni, rrezikohet qyteti antik

Flakët e zjarrit janë afruar disa metra larg amfiteatrit antik por ndërhyrja e zjarrfikësve ka shmangur katastrofën

FIER- Qyteti antik i Apollonisë dhe rrethinat e tij janë rrezikuar rëndë paraditen e djeshme nga një zjarr i shkaktuar nga pakujdesia e vizitorëve të ndryshëm. Flakët e zjarrit janë parë fillimisht në disa shkurre e barishte të thata e më pas kanë rrezikuar edhe rrënojat e qytetit antik.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar katër makina të zjarrfikëseve, të cilat pas tre orësh kanë mundur që të shuajnë zjarrin.

Burimet e policisë pohuan se zjarri fillimisht ka nisur jashtë territorit të Apollonisë, por i ndihmuar edhe nga era që frynte ai ka nisur të përparojë me shpejtësi brenda territorit të saj. Të parat kanë marrë flakë disa shkurre dhe më pas zjarri është zgjeruar në sipërfaqe të tjera.

Pas pak minutash rreth dhjetë hektarë me shkurre, të cilat ndodhen përreth parkut të Apolonisë janë përfshirë nga flakët. Zjarri ka nisur të përparojë në drejtim të perëndimit ku aty ndodhen dy magazina ku mbahen materialet e punës që përdorin gjeologët për gërmime. Vetëm pak metra më tej ndodhet edhe amfiteatri i qytetit antik.

Menjëherë është ndërprerë energjia në zonë për të parandaluar ndonjë defekt të mundshëm. Në momentin që kanë mbërritur dy zjarrfikëset e para, flakët sapo kishin hyrë në magazina. Duke përdorur edhe mjete rrethanore, shumë prej punonjësve të qytetit dhe muzeut të ndihmuar edhe nga banore të zonës kanë marrë pjesë në shuarjen e zjarri.

Zjarrfikëset kanë bërë izolimin e vatrës së zjarrit dhe e kanë shuar atë. Ekspertiza e parë ka hedhur dyshimet se shkaku i këtij zjarri mund të ketë qenë ndonjë bisht cigareje e hedhur pa kujdes nga vizitorët.

Source: Shekulli

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors