Grada, Agim Shehu: Të largohet gjyqtari
Ish-gjenerali ka pretenduar se Agim Bendo ka qenë kryetar gjykate në vitin 1998
TIRANË- Gjenerali i zhgraduar, Agim Shehu, kërkoi dje largimin e gjyqtarit Agim Bendo nga çështja e tij.
Mësohet se motivi i kërkesës së përjashtimit të gjyqtarit Bendo ka qenë fakti se në vitin 1998, kur Agim Shehut i është hequr grada, ky gjyqtar ka qenë kryetar i Gjykatës së Shkallës së Parë, ku edhe tani ushtron funksionin e gjyqtarit.
Kjo kërkesë e përfaqësuesit ligjor të "gjeneralit" Shehu u bë gjatë parashtrimit të kërkesave paraprake, para fillimit të procesit gjyqësor dhe shqyrtimit të çështjes së tij. Pas parashtrimit të kërkesës, gjyqtari Bendo ndërpreu seancën për t'u shprehur lidhur me kërkesën e paditësit Agim Shehu ndaj dekretit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
Në kërkesë- padinë e "gjeneralit" Shehu kërkohet: "shfuqizimindryshimi i aktit administrativ" të dekretit të datës 22 qershor të vitit 1998, i presidentit të asaj kohe, Rexhep Meidani. Gjithashtu, kërkesa të njëjta kanë dorëzuar pranë togave të zeza edhe gjeneralët e tjerë të zhgraduar në këtë vit: Ali Koçeku, Ilia Vasho, Armand Vinçani dhe Bajram Malaj.
Sipas kërkesë padisë të depozituar prej tyre, është e njëjta objekt- padi, ku i kërkohet Presidentit të Republikës, Alfred Moisiu që t'u rikthejë gradat të gjithë gjeneralëve që u zhgraduan pas trazirave të vitit 1997.
Me anë të kësaj kërkesë- padie, gjeneralët e zhgraduar kërkojnë rikthimin e gradave madhore, që sipas tyre janë marrë me meritë dhe pas viteve të gjata pune.
Shkak për këto zhgradime u bënë trazirat e vitit të mbrapshtë, hapja e depove të armëve, mobilizimi i ushtrisë në disa raste me ose pa urdhër të këtyre gjeneralëve, që detyruan kreun e shtetit në atë kohë që t'i shkarkonte ata nga detyra.
Source: Shekulli
0 Comments:
Post a Comment