Zbulohet nje fushe me marihuane ne autostraden Tetove-Gostivar
• Marihuana, siç beri te ditur sot policia, ishte mbjellur ne siperfaqe prej 800 metrave katror dhe fshehur me ndihmen e grurit qe ndodhej aty perreth
Shkup- Rreth kater mije trungje marihuane zbuloi policia e Maqedonise me pjesen e fshatit Negotine, ne afersi te autostrades Gostivar-Tetove.
Marihuana, siç beri te ditur sot policia, ishte mbjellur ne siperfaqe prej 800 metrave katror dhe fshehur me ndihmen e grurit qe ndodhej aty perreth. Policia ngriti kallezime penale kunder autorit te panjohur per vepren e kryer penale - prodhim i paautorizuar dhe leshim ne qarkullim te mjeteve narkotike, substancave psikotropike.
Nderkohe, policia, vetem para pak kohesh zbuloi rreth 1.7 kilograme marihuane te personi G.D (25) nga Shtipi.
Source: Balkanweb
0 Comments:
Post a Comment