Fried: Hapi i radhes per statusin e Kosoves, i vetekuptueshem
Ne nje interviste per revisten e njohur gjermane "Stern“, Daniel Fried tha se gjate Bush dhe Putin do te diskutojne pa protokoll ne takimin mes tyre çeshtjen e Kosoves
Nensekretari amerikan i shtetit per Euro-Azi, Daniel Fried deklaron se nese Rusia do te vazhdoje te mos pranoje pavaresine e Kosoves, hapi vijues do te jete i vetekuptueshem. Ne nje interviste per revisten e njohur gjermane „Stern“, Fried tha se takimi midis presidenteve Bush dhe Putin do te jete nje takim ku dy presidentet pa protokoll do te kene kohe te diskutojne te gjitha çeshtjet kontestuese ne politiken midis dy vendeve, e ne vecanti çeshtjen e Kosoves.
“Ne rastin e Kosoves SHBA nuk do te ndalen, por do te shkojne perpara. Vonesa dhe pritja çon ne shperthimin e dhunes, ndersa status quo-ja nuk eshte stabile. Ne duam qarte nje rezolute ne KS qe do te perkrahej nga Rusia. Por, nese nuk do te kemi rruge tjeter, atehere nuk mund te presim qe gjerat ne rajon te permiresohen vetvetiu. Hapi radhes eshte i vetekuptueshem” vlereson Fried.
Duke folur per Kosoven nensekretari amerikan i shtetit shprehet se “SHBA do te bejne gjithçka qe eshte e mundur per te arritur miratimin e nje rezolute te perbashket. “Rusia po kundershton me arsyetimin se pavaresia e Kosoves do te krijonte nje rast precedent per njohjen e pavaresise se Abhzise, Osetise jugore dhe Transnistries. Ne çeshtjen e Kosoves, ne nuk do te ndalemi, por do te shkojme perpara.
Vonesa dhe pritja çon vetem ne shperthimin e dhunes, ndersa status quo-ja nuk eshte stabile. Ne duam qarte nje rezolute ne KS qe do te perkrahej nga Rusia. Por, nese nuk do te kemi rruge tjeter, atehere nuk mund te presim qe gjerat ne rajon te permiresohen vetvetiu“, tha diplomati amerikan. (rtk)
0 Comments:
Post a Comment