"Shqetësues perceptimi i investitorëve të huaj"

"Shqetësues perceptimi i investitorëve të huaj"

Sipas një studimi të "Ernst&Young", Shqipëria renditet e fundit ndër gjithë vendet ballkanike, në percepsionin negativ të kapitalistëve.

Studimi i kryer nga "E&Y" dhe i financuar nga Banka Botërore, arriti në konkluzionin se Shqipëria ka percepsionin më negativ dhe është më pak e njohur nga të gjithë vendet e tjera ballkanike, ndër shefat ekzekutivë të bizneseve dhe investitorëve potencialë të huaj.

82% e të anketuarve kishin pak ose aspak njohuri mbi Shqipërinë, në krahasim me 74% për IRJM dhe Malin e Zi, 65% për Bosnjën, 63% për Serbinë dhe 49% për Kroacinë.

Shqipëria renditej e fundit, edhe në rastin kur pyetja ishte nëse të anketuarit mendonin se situata e saj për tërheqjen e investimeve të huaja mund të përmirësohej.

Source: Shekulli

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors