Doganat, sportel të veçantë për fasonistët

Doganat, sportel të veçantë për fasonistët

Industria e Lëkurë-Këpucëve kërkon lehtësira nga ana e institucionit të doganave

TIRANË - Fasonistët kanë kërkuar nga ana e doganave, që të kenë lehtësi në kryerjen e veprimeve tregtare. Kërkesa është bërë gjatë ditës së djeshme nga ana e përfaqësuesve të këtij biznesi në një takim të organizuar nga Unioni i Dhomave të Tregtisë, në bashkëpunim me shoqatat e prodhuesve të Fasonistëve dhe të Lëkurë-Këpucës.

Në këtë takim, prodhuesit me fason dhe të lëkurë-këpucës, shkëmbyen mendime, si dhe ngritën probleme, të cilat lidhen me shërbimet doganore, kryesisht të pikave hyrëse doganore. Prodhuesit shqiptarë të industrisë së fasonit dhe lëkurë-këpucëve, që kanë peshën kryesore të eksporteve shqiptare, por dhe ndikimin kryesor në punësim në shkallë vendi, kërkuan që doganat të hapin një sportel të vetëm dhe të veçantë, për të kryer veprimet doganore të këtyre prodhueseve.

Sipas tyre, duhet reduktim i dy veprimeve doganore, ç'ka do të eliminonte veprimet në dogana, rritje e regjimit për makineritë, pasi kjo masë do të rriste dukshëm futjen e makinerive të reja në sektorët prodhues, rakordim më të saktë të përllogaritjes së vlerave dhe sasisë së mallit të biznesit të fasoneve, etj.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Përparim Dervishi, vlerësoi rëndësinë që sektori i fasonit dhe lëkurë-këpucëve, si sektorët me peshë të rëndësishme në ekonominë shqiptare, si në rritjen e eksporteve, në punësim dhe zhvillimin në tërësi të këtyre degëve. Në përfundim, ai u shpreh se doganat, së shpejti do të hapin një sportel të vetëm për fasonistët dhe të lëkurë-këpucës, pranë pikave kryesore doganore, si në Tiranë, Durrës, Kakavijë dhe Kapshticë, për të kryer më shpejt veprimet doganore.

Prej më shumë se dy vite, në dogana aplikohet një regjim, ku trajtimi i biznesit bëhet në bazë të riskut ose, thënë ndryshme, historisë së kontrolleve në dogana. Nëse një kompani ka një histori të pastër, ku nuk përfshihen gjoba për shkak të mosdeklarimi, procedura e zhdoganimit është më e shpejtë.

Biznesi i fasonit mbetet edhe zëri kryesor i eksporteve të vendit, ndërsa specialistët bëjnë të ditur se vendi ynë ka humbur një pjesë të madhe të investimeve në këtë sektor. Kjo situatë ka ardhur për shkak të një strategjia joefikase në thithjen e këtyre investimeve, që në më të shumtën e rasteve kanë përfunduar në vende të tjera të rajonit.

Source: Shekulli

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors