Pjesa e pare: Luksemburg-Shqipëri 0-2. Gola nga Skela dhe Kapllani
Shqipëria është shumë pranë fitores së dytë me Luksemburgun kur mbylli 45 minutat e para me rezultatin e pastër 2-0, madje me një gol më shumë se sa pjesa e parë e përfunduar në “Qemal Stafa” të shtunën e kaluar.
Takimi në “Josy Barthel” po ndiqet nga një numër i madh shqiptarësh ku ngjyrat e kuqe janë përzjerrë me ato vendase, të cilët luajnë me uniformë të kuqe dhe Shqipëria me ato të bardha.
Pjesa e parë
Luksemburgu sulmoi menjëherë dhe fitoi goditjen e parë nga këndi qysh në minutën e parë të takimit. Beqaj neutralizoi me daljen e tij. Ishte radha e portierit vendas Joubert të shpëtojë portën e Luksemburgut. Në minutën e 3-te, Mukaj ekzekutoi një goditje të lirë duke rrezikuar portën mike. Në minutën e 4-t Curri ekzekutoi goditjen e parë nga këndi për Shqipërinë. Bushi gjuajti një minutë më pas, por jashtë kuadratit. Minutat të mira për Shqipërinë, kur dhe Kapllani dhe Bogdani bëjnë përpjekje për të shënuar golin e parë, por portieri Joubert shpëton portën e tij. Në të 8’ Skela ekzekuton një goditje të lirë, pas faullit të Kinziger. Minuta e 11 ofroi Haxhin të godasë portën e Joubert me anë të një goditje të lirë. Skela shkaktoi nje faull dhe gjyqtari lituanez e ndëshkoi me karton të verdhë. Fantazisti i Energi Kotbus do të mungojë në ndeshjen e ardhshme me Holandën. Shqipëria bën vazhdimisht përpjekje drejt portës së Luksemburgut, por në dy raste Kapllani nuk arriti të vazhdojë aksionet
Skela kaloi në avantazh Shqipërinë në minutën e 25 falë nuhatjes së tij. Goli i dytë i Ervinit në eliminatoret e Euro 2008 pas atij me Bjellorusinë në Minsk.
Në të 37’ Edmond Kapllani realizoi me kokë golin e dytë për Shqipërinë. Goli i dytë në dy ndeshje për sulmuesin shqiptar të Karlsruhes. Në minutën e 45-të, Skela ekzekutoi një goditje të lirë, por Bogdani edhe pse goditi me kokë nuk arriti të shënjestrojë portën, duke humbur kështu rastin për të shënuar golin e parë të tij në këtë edicion.
Luksemburg-Shqipëri 0-2
Shënues: Skela 25’, Kapllani 37’
Luksemburgu: Joubert, Strasser, Bigard, Hoffman, Kinziger, Payal, Peters, Bettmer, Remy, Mutsch, Collete.
Stol: Oberëeis, Sagramola, Ferrira, Heinz, Plein, Da Mota, Lombareli.
Trajner: Guy Hellers
Shqipëria: Beqaj, Dede, Haxhi, Dallku, Curri, Cana, Mukaj, Skela, Bogdani, Kapllani, Bushi
Stol: Hidi, Vangjeli, Bulku, K.Duro, Salihi, Xhafaj, Berisha
Trajner: Oto Bariç.
Kundërshtarët tanë
Bullgaria fitoi 2-1 me Bjellorusinë. Golin e parë e realizuan bjellorusët nga pika e penalltisë me anë të Vasiliuk në minutën e 2. Petrov në minutën e 11 dhe Yankov në të 39’ siguruan fitoren e Bullgarisë e cila u ngjit në kuotën e 15 pikëve.
Rumania udhëheq në pjesën e parë 1-0 me Slloveninë.
Holanda, që e kishte pushim zyrtar, fitoi 3-1 miqësoren me Tajlandën në Bangkok.
0 Comments:
Post a Comment